Flash

Thirrjet për Fan Nolin në 1992, prifti Pirro i shpjegon me padijen dhe racizmin (VIDEO)

Lapsi.al 28 December 2017
Thirrjet për Fan Nolin në 1992, prifti Pirro i shpjegon me padijen dhe

Ditët e fundit, në mediat online qarkulloi një video e vitit 1992, kur Anastasi u zgjodh në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në video dëgjohen thirrjet në kor të besimtarëve ortodoksë për Fan Nolin dhe Papa Kristo Negovanin.

Thirrjet u komentuan nga prifti Pirro, ish Sekretar i Lidhjes së Intelektualëve Ortodokë Shqiptarë në një bisedë mediatike, ku flitej për nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos.

“Edhe ato që thërrisnin “Noli Noli” aty e kishin nga padija dhe nga racizmi” u shpreh prifti Pirro, pa qartësuar se pse një grup besimtarësh në kishë, mund të etiketohen të paditur dhe racistë sepse thërrasin emrin e Fan Nolit dhe të Papa Kristo Negovanit.

Më tej në bisedë, prifti vlerësoi vendimin e presidentit që i dha nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit Janullatos.

“Prania e kryepeshkopit Anastas është një nder i madh dhe një shpresë e madhe e ecjes përpara të komunitetit ortodoks dhe një shenjë e mirë për t’u afruar me Europën” u shpreh prifti Pirro.

Video e vitit 1992 tregon atmosferën konfliktuale në të cilën u zgjodh Anastasi në krye të KOASH, ku veç thirrjeve për Fan Nolin, besimtarët ortodoksë këndojnë edhe këngën "Për mëmëdhenë". Shiheni më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=c-155gEfJrE&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI