Flash

Rama u premton mësuesve: Paga juaj do rritet çdo vit, por s'do të jetë sa e imja

Lapsi.al 28 December 2017
Rama u premton mësuesve: Paga juaj do rritet çdo vit, por s'do

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një pritje me mësues të ndryshëm nga i gjithë vendi, me rastin e festave të fundvitit. Ai u premtoi rritje të pagave çdo vit, ndërsa u shpreh se ai vetë padrejtësisht ka pagën më të madhe se mësuesit.

“Unë drejtoj një qeveri me numrin më të vogël të ministrave në histori dhe e di shumë mirë cfarë vështirësie është për ta pasur qeverinë të disiplinuar. Imagjino ju që keni klasat, edhe me më shumë sesa nganjëherë është norma dhe duhet të mbani të disiplinuar gjitha ata fëmijë që edhe duhet ti mësoni të respektojnë rregullat. Pra krahasuar me mundimin tuaj, mundimi im është më i vogël. Ndërkohë paga ime është padrejtësisht shumë më e madhe se e juaja. Këtë diferencë ne sëbashku do ta ngushtojmë. Nuk ju premtoj se në fund të këtyre 4 viteve paga juaj do jetë shumë afër times, por mund tju premtoj këtë gjë, që e imja nuk do rritet, e juaja do rritet çdo vit”, tha Rama. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

Tiranë, policia në kërkim të zonjës L

Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një zonje e cila akuzohet për mashtrim. Ajo nuk është identifikuar plotësisht, por referohet nga policia si zonja L. ...

19:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI