Flash

Rama: Letra e Metës për Trump, njëlloj si goditja me këpucë

Lapsi.al 28 December 2017
Rama: Letra e Metës për Trump, njëlloj si goditja me

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të forta ndaj Presidentit të Republikës Ilir Meta për letrën që ky i fundit i dërgoi presidentit të SHBA-ve Donald Trump pas votës së Shqipërisë për Jerizalemin në OKB. Rama tha se ky ishte një gjest qesharak për presidentin dhe për vendin.

“Meta është politikan i vërtetë, por në rastin e asaj letre realisht jam habitur pasi e njoh mirë. Ka një moment tjetër kur Meta del nga vetja, por në këtë rast jam habitur. Si ka mundësi që një njeri me eksperiencë dhe përmbajtje të bëjë një akt kaq qeshrak për institucionin e Presidentit të Republikës dhe për shtetin.

Nëse Shqipëria do të mbante një qëndrim kundër SHBA-ve do të ishte e pabesueshme. Ne kemi mbajtur një qnëdrim që është mbajtur në koherencë. Ky qëndrim është mbajtur edhe nga Berisha, Meta dhe Basha në të kaluarën. Qëndrimet në atë instancë do të ishin në krah të BE-së.

Letra e Metës është njëlloj si një heqje këpuce. Nuk arrij ta besoj dot që e ka bërë Ilir Meta këtë. Edhe Ilir Meta i dalë nga vetja nuk e bën këtë. Letra është absurde, qesharake dhe pakonceptueshme” – tha Rama. /lapsi.al/

Të këshilluara

Tiranë, policia në kërkim të zonjës L

Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një zonje e cila akuzohet për mashtrim. Ajo nuk është identifikuar plotësisht, por referohet nga policia si zonja L. ...

19:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI