Flash

Përshkallëzohet protesta e naftëtarëve të Fierit, bllokojnë rrugën dhe përplasen me policinë, një i shoqëruar

Lapsi.al 28 December 2017
Përshkallëzohet protesta e naftëtarëve të Fierit,

Naftëtarët e ARMO-s në Ballsh, kanq mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë dhe janë duke u tubuar para Ministrisë Energjitikës ku kërkojnë pagat e prapambetura. Një përfaqësi e tyre kanë takuar ministrin Gjiknuri. ARMO ka premtuar shlyerjen e pagave ditën e nesërme, por kjo është kundërshtuar nga naftëtarët, të cilët duan që pagat t'i marrin sot.

Naftëtarët kërkojnë pagat për 2 muajt e prapambetura, pagën e nëntorit dhe dhjetorit , si dhe pagesën e sigurimeve shoqërore për një vit. Ata shpreheh  se nuk do të lëvizin deri sa t'u plotësohen kërkesat e tyre dhe se "nuk bëhet politikë me bukën e gojës". Ata u nisën dje në mesditë nga Fieri në këmbë drejt Tiranësm por një pjesë të rrugës e kanë bërë dhe me automjete. Orët e para të mëngjesit të sotë ata kanë mbërritur në Tiranë.

Ndërkohë, me kërkesë të Sindikatës së Naftëtarëve, në takim mori pjesë edhe administratori i kompanisë private IRTC, i cili garantoi përfaqësinë e punonjësve se brenda ditës së nesërme do të paguajë pagën e plotë të muajit Nëntor.

por ky premtim duket se nuk i ka bindur naftëtarët, të cilët janë përplasur me policinë përpara Ministrisë së Energjetikës, ndërsa kanë bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve. Një prej protestuesve është ndaluar për kundërshtim të punonjësve të policisë. Naftëtarët kundërshtuan propozimin e Ministrisë dhe kompanisë ARMO për të kaluar rrogat ditën e nesërme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI