Flash

Përplasja në TV/ Ç'mendojnë Rama dhe Meta për çizmen e Monikës

Lapsi.al 28 December 2017
Përplasja në TV/ Ç'mendojnë Rama dhe Meta për

Të dy njëkohësisht edhe Ilir Meta Edi Rama kanë komentuar për herë të parë në publik ngjarjet e dhunshme në Parlament gjatë seancës kur u zgjodh kryeprokurorja e re dhe sidomos gjuajtjen me çizme të Monika Kryemadhit. Pothuajse në të njëjtat minuta që Rama po fliste për këtë çështje në Top Story, presidenti është pyetur në ‘Opinion’ për gjestin e bashkëshortes së tij, e cila qëlloi me çizme kryeministrin Edi Rama, si dhe nëse e ka diskutuar këtë episod me Monika Kryemadhin. Meta ka dashur ti shmanget sa më shumë kësaj patateje të nxehtë: “Janë ngjarje të papranueshmë në tërësinë e tyre. Nënvizojë rëndësinë e dialogut. Sigurisht edhe ajo është e papranueshme, mos prisni të them që ishte biblike. Por Monika ka bërë zgjedhjen e saj dhe mban vetë përgjegjësi përpara ligjeve, rregullores së Kuvendit dhe opinionit publik”, u shpreh Presidenti Meta.

Ndërsa Edi Rama ka dashur të ndalet gjatë në këtë temë duke zgjedhur të tallet me zonjën Kryemadhi. "Ilir Meta është politikan, kurse Monika thjeshtë gruaja e tij që ka bërë zgjedhjen e saj" ka thënë ai. Ai e ka parodizuar shpesh aktin e goditjes me çizme duke lënë të kuptohet se shqiptarët janë në gjendje të gjykojnë vetë. I vetmi moment kur ai e ka përdorur politikisht atë, duke kthyer refrenin e vjetër se familja Meta i friksohet reformës në drejtësi, ka qenë në batutën: "Ata që e votuan me çizme në fyt reformën në drejtësi, tani po gjuajnë me çizme ndaj saj"

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Bilanci / Ku dredhoi Edi Rama në Top Story?

  Gjatë intervistës ku ka bërë një bilanc të vitit 2017 në Top Story Edi Rama jo gjithmonë ka thënë të vërtetën. Lapsi.al i ka ndjekur me vëmendje të gj...

22:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI