Flash

Mbërrin në Shkodër trupi i Florenc Beqirajt, flet babai: Djali ka shenja dhune, s’kam firmosur që t’i hiqeshin tubat

Lapsi.al 28 December 2017
Mbërrin në Shkodër trupi i Florenc Beqirajt, flet babai:  Djali

Rreth mesditës trupi i pajetë i Florenc Beqiraj mbërriti pranë familjes në qytetin e Shkodrës. Ishin të shumtë banorët që e pritën mes lotësh, ndërsa familjarët humbën edhe ndjenjat.

Në një prononcim për mediat babai i tij, Gëzim Beqiraj u shpreh se nuk ka firmosur kurrsesi që djalit ti hiqeshin tubat në spital.

“Unë nuk kam firmosur kurrë që t’i hiqen tubat e oksigjenit djalit.  Nuk mund ta mbysja me duart e mija djalin tim. Dua drejtësi. Djali im kishte shenja dhune në trup. Presidentin Meta me premtoi se do e zgjidhte këtë çështje dhe kam besim. Uroj që kjo që i ndodhi djalit tim të mos i ndodhë askujt tjetër në Francë, pasi pashë që kishte shumë shqiptarë të tjerë.”, tha babai i Florencit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI