Flash

VIDEO/ Shikoni radhën e makinave që nis në 02:30 të natës tek koalidimi

Lapsi.al 28 December 2017
VIDEO/ Shikoni radhën e makinave që nis në 02:30 të

Si çdo fundviti, për ata që kanë një makinë në Tiranë koalidimi kthehet në një makth i detyrueshëm. Në pikën e kolaudimit të automjeteve në Fushë-Prezë, radha arriti deri në dy kilometra. Më të vendosurit kanë dalë natën nga shtëpitë, që në orën 02:30 të mëngjesit. Pas tyre radha shkon më shumë se dy kilometra dhe sipas vendit, mund të dallosh ata që janë zgjuar më vonë.

Si të mos mjaftonte halli i koalidimit, qytetarët kërcënohen edhe nga policët e rrugores që i kërkojnë të largojnë makinat ose ndryshe do të gjobiten, një lloj çarku pa rrugëdalje mes policisë dhe koalidimit, i krijuar në Fushë-Prezë.

Punonjësit e kompanisë, raporton KlanPlus jashtë kamerave e pranojnë situatën, por thonë se prioritet kanë ata qytetarë që e kanë rezervuar online kolaudimin, ndërsa të tjerët do t’ju duhet të presin. Ndërkohë rezervimet për koalidimin mund të bëhen online ose me telefon, por duket se dyndjet krijohen për shkak të mbarimit të vitit dhe nxitimit që kanë një pjesë e qytetarëve për ta bërë koalidimin brenda vitit.

https://www.youtube.com/watch?v=VD9VowNTho0

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI