Flash

'Jeruzalemi', Meta tregon si duhet të votonte Shqipëria në OKB

Lapsi.al 28 December 2017
'Jeruzalemi', Meta tregon si duhet të votonte Shqipëria

Presidenti Ilir Meta ka thënë se votimi i Shqipërisë në OKB kundër rezolutës së SHBA-së ishte i papranueshëm.

“Unë mendoj se çdo votim tjetër përveç se atij që ka ndodhur do të ishte shumë më i pranueshëm. Mund të kishim votuar pro rezolutës, të abstenonim ose të mos merrnim pjesë fare në mbledhje. Asnjëherë personalisht nuk kam menduar se mund të ndodhte një votim i tillë”, u shpreh Meta gjatë intervistës në ‘Opinion’.

Presidenti deklaroi se Ministria e Jashtme nuk ishte konsultuar me institucionin e Presidentit për këtë votim dhe as kryeministri Edi Rama s’kishte komunikuar me të. Meta tha se e ka një opinion se përse Shqipëria votoi në këtë mënyrë, por u rezervua ta shprehte.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Tiranë, policia në kërkim të zonjës L

Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një zonje e cila akuzohet për mashtrim. Ajo nuk është identifikuar plotësisht, por referohet nga policia si zonja L. ...

19:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI