Flash

Ilir Meta tregon pse i dha shtetësinë shqiptare Janullatosit

Lapsi.al 28 December 2017
Ilir Meta tregon pse i dha shtetësinë shqiptare Janullatosit

Presidenti Ilir Meta ka folur për dhënien e shtetësisë për kryepeshkopin Anastas Janullatos. Gjatë intervistës në ‘Opinion’, Meta tha se nuk ia kishte kërkuar askush këtë vendim. I pyetur se a ka qenë pengesë për dhënien e shtetësisë fakti që kryepeshkopi Janullatos nuk flet ende shqip, Meta solli shembullin e De Biazit.

"Ishte një ide e imja institucionale. Ai i plotësonte të gjitha kriteret. As De Biazi nuk flet shqip më mirë sesa forlumturia e tij. Në këtë mënyrë i kemi bërë një shërbim shumë të mirë Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Mendoj se nga 5 presidentët e kaluar nuk ka pasur refuzim, por thjesht mosdekretim", tha Meta. 

Sipas tij Anastas Janullatos nuk ka ardhur në Shqipëri si përfaqësues i Kishës Greke, por si përfaqësues i Patriakanës së Stambollit. Meta tha se puna e Janullatosit në Shqipëri është historike.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, policia në kërkim të zonjës L

Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një zonje e cila akuzohet për mashtrim. Ajo nuk është identifikuar plotësisht, por referohet nga policia si zonja L. ...

19:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI