Flash

Hashim Thaçi del sërish kundër Gjykatës Speciale: Është padrejtësi historike ndaj Kosovës

Lapsi.al 28 December 2017
Hashim Thaçi del sërish kundër Gjykatës Speciale:

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci është deklaruar edhe njëherë kundër Gjykatës Speciale, si dhe është shprehur në mbështetje të iniciativës së një grupi deputetësh për ta shfuqizuar ligjin e krijimit të kësaj gjykate. Deklaratat Thaci i ka dhënë gjatë një interviste për Indeksonline.

“Kjo duhet të jetë e qartë. Unë e kam lexuar draft-kërkesën e deputetëve. Nuk është një kërkesë që e sfidon drejtësinë apo që e rrezikon atë, por është alternativë që mundëson trajtimin e të gjitha krimeve të luftës në Kosovë. Kështu ka ndodhur me të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, si në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi. Deputetët janë të zgjedhurit e popullit dhe iniciativa e tyre është kushtetuese, ligjore dhe e rregullt proceduralisht. Nisma të tilla kemi pasur edhe në të kaluarën”, ka deklaruar Presidenti Thaçi.

Prandaj, çdo vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Presidenti ka thënë se do ta respektojë, do ta kryejë obligimin dhe do ta nënshkruajë.

“Unë qysh në vitin 2015, e kam vlerësuar padrejtësi historike krijimin e Gjykatës Speciale. Sikurse të ishte një iniciativë kundër drejtësisë, i pari do të isha kundër”, është përgjigjur Thaçi lidhur me kritikat e ashpra të partnerëve strategjikë të Kosovës, si dhe nismën në fjalë.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI