Flash

Premtimi për naftëtarët, rrogat e nëntorit shpërndahen të premten

Lapsi.al 28 December 2017
Premtimi për naftëtarët, rrogat e nëntorit shpërndahen

Në takimin me Damian Gjiknurin në Tiranë, naftëtarëve të Ballshit iu tha se kur do t’i kalojë rroga e prapambetur e nëntorit. Mësohet se naftëtarëve iu premtua se rrogat do t’u jepen të premten nga kompania IRTC, Ionian Refining & Trading Company – IRTC SHA.

Por naftëtarët nuk kanë besim. Pavarësiosht premtimit, naftëtarët thanë se do të vazhdojnë protestën. Takimi erdhi pasi naftëtarët u nisën në këmbë nga Ballshi, në një protestë të ngjashme me atë të banorëve të Zharrzës.

Njësoj si rasti i banorëve të Zharrzës që nuk morën dëmshpërblimet e plota menjëherë, ashtu siç iu premtua, naftëtarët e Ballshit druhen se mos gënjehen edhe ato vetë. Për këtë arsye shumë prej tyre kërkuan që rrogat e prapambetura t’i kalohen sot. “Nuk lëvizim nga këtu pa u paguar” shprehen naftëtarët që duket se do ta vazhdojnë protestën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI