Flash

Beteja për FSHF / Rama merr anë në garën Duka - Fino

Lapsi.al 28 December 2017
Beteja për FSHF / Rama merr anë në garën Duka - Fino

Prej kohësh në rrethet futbollistike dhe ato politike po qarkullon herë në formën e një thashethemi dhe herë në formën e së vërtetës, ideja se deputeti socialist Bashkim Fino, ka ndërmend të kandidojë për t'i rrëmbyer Armand Dukës kreun e FSHF-së. Madje idhtarët e teorive konspirative e kanë parë edhe ngjitjen e vëllait të Edi Ramës, Olsi Ramës në drejtimin e Partizanit, si një përforcim të klanit që po kërkon rrënimin e mbretërimit 16 vjeçar të Dukës. Pikërisht për këtë skenar është pyetur në "Top Story" edhe kryeministri i cili ka dhënë një përgjigje që i hedh më shumë benxinë zjarrit. "Unë nuk jam këtu për të ndërprerë ambicjen e askujt për të kandiduar" ka thënë Rama.

Në pamje të parë përgjigja e tij është korrekte. Por po t'i hysh në detaje vëren diçka më tepër. Prej kohësh njerëz pranë ish kryeministrit Fino kanë lobuar që Edi Rama t'a përkrahë atë. Fuqia e kryeministrit dhe kreut të PS që kontrollon pothuajse të gjitha bashkitë e vendit të cilat kanë një peshë të madhe në votimin që do të zhvillohet në asamblenë e FSHF-së është pothuajse përcaktuese në këtë garë. Kështu që sinjali i Ramës që "unë nuk e pengoj Finon" mund të merret si një shkelje syri për të.

Por nga ana tjetër ajo mund të merret si një ndërhyrje politike në pavarësine e futbollit, që është një vijë e kuqe e pakapërcyeshme për te cilen  FIFA dhe UEFA kanë dhënë shembuj se nuk lejojnë të preket. Rastet e betejave te Berishes me Duken jane shembulli me i kire per kete.

Prandaj Rama ka zgjedhur mënyrën e butë për të thënë se as e pengoj as e mbështes Bashkin Finon duke i shkelur një sy mbështetësve të tij, se ai nuk e quan herezi ndryshimin në krye të FSHF.

©Lapsi.al  

Të këshilluara

Bilanci / Ku dredhoi Edi Rama në Top Story?

  Gjatë intervistës ku ka bërë një bilanc të vitit 2017 në Top Story Edi Rama jo gjithmonë ka thënë të vërtetën. Lapsi.al i ka ndjekur me vëmendje të gj...

22:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI