Flash

Basti i Edi Ramës: Nëse zgjedhjet bëhen të dielën që vjen, PS merr...

Lapsi.al 28 December 2017
Basti i Edi Ramës: Nëse zgjedhjet bëhen të dielën

Në intervistën e dhënë për “Top Story” këtë të enjte, kryeministri Edi Rama u tregua i bindur se pavarësisht skandaleve qeveria e tij nuk e ka humbur besimin te publiku dhe te shqiptarët. Rama tha se në Partinë Socialiste janë bërë dhe bëhen vazhdimisht sondazhe dhe ato e nxjerrin sërish fituese këtë forcë.

“Ka një gjë që nuk blihet dot. Ato janë anketimet dhe sondazhet. Nuk e blen dot opinionin publik. Ne kemi folur dhe bashkë. Anketimet në PS na tregonin se çfarë duhet të bënim.

Nëse votohet këtë të diel në Shqipëri, Partia Socialiste merr 78 deputetë. Kjo del nga anketimi i muajit nëntor. Që ne bëjmë sondazhe e di edhe Lulëzimi se dhe ata bëjnë sondazhet e tyre. Këtë e di edhe Ilir Meta sepse edhe ai bënte sondazhet e tij” – tha Rama. Kujtojmë që në zgjedhjet e 25 qershorit PS mori 74 deputetë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, policia në kërkim të zonjës L

Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një zonje e cila akuzohet për mashtrim. Ajo nuk është identifikuar plotësisht, por referohet nga policia si zonja L. ...

19:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI