Flash

Ankohen bizneset, punonjësit në administratën tatimore janë emëruar mbi baza partiake

Lapsi.al 28 December 2017
Ankohen bizneset, punonjësit në administratën tatimore janë

Administrata publike në vend , të paktën në syrin e biznesit, vijon të emërtohet mbi baza partiake. Ndaj në këto kushte në raportin e fundit të Këshillit të Investimeve një nga kërkesat e bëra nga biznesi në kuadër të incentivave të mundshme për formalizim është edhe ajo e ndarjes së politikës nga detyra publike. Kjo kryesisht duket se lidhet me të rinjtë në pozicione kyçe të kontrollit tatimor që nuk lehtësojnë aspak punën e biznesit.

“Lë shumë për të dëshiruar niveli i militantizmit në administratën tatimore, të rinj e të vjetër nuk ka rëndësi, thjesht përzgjedhja është më shumë me baza lidhjesh partiake se sa me specializime profesionale. Të rinj sapo të diplomuar ose me maksimumi 1-2 vjet eksperiencë pune nuk mund të jenë kurrë pjesë e departamentit të kontrollit tatimor që shkojnë dhe kontrollojnë profesionistë që kanë vite në këtë fushë” thuhet në seksionin e komenteve të bëra nga biznesi lidhur me incentivat për formalizim.

Pavarësisht këtij perceptimi duket se ka një përmirësim të marrëdhënies që biznesi ka me administratën tatimore në përgjithësi. Pavarësisht komunikimit në përmirësim logjistika mbetet pika më e dobët e administratës.

“Në vrojtim, profesionalizmi i inspektorit tatimor është parë në disa elementë si, sjellja/etika, komunikimi, kompetencat profesionale dhe mbështetja logjistike. Nga përgjigjet, ka një vlerësim mbizotërues “profesional” në agregatin e tërë elementëve. Kriteri që është vlerësuar më pak dhe është dallues si “jo profesional” mbetet “mbështetja logjistike”. Sjellja/etika dhe komunikimi janë ndër elementët e profesionalizimit të vlerësuara më pozitivisht” thuhet në raport.

Lidhur me raportet e kontrollit tatimor edhe pse ka përmirësim një pjesë e mirë e biznesit është përgjigjur se ato mbeten disi të qartë ose të paqartë./ Monitor

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI