Flash

Ironia e Bregut: Si i gënjen Basha, demokratët në monologjet e tij

Lapsi.al 27 December 2017
Ironia e Bregut: Si i gënjen Basha, demokratët në monologjet e

Brenda Partisë Demokratike vazhdojnë kritikat ndaj kryetarit Lulzim Basha. Është ish-deputetja Majlinda Bregu e cila përmes një statusi të gjatë në Facebook ka komentuar daljet e fundit publike të kryetarit, Basha. Ajo thotë se askush nuk e beson më gënjeshtrat e tij pasi ai ka thyer besimin e të gjithëve në të kaluarën.

“Hapje e PD-së me intelektualë, të rinj, elitë; sjellja e gjakut të ri në parti; proces transparent në vendimmarrje; votim një anëtar një votë; respektim i mendimit kundër(!); forcim të demokracisë së brendshme në Parti(!) (Luli e quan Apogjeun e Demokracisë në vend!!!); analizë tërësore pas zgjedhjeve për rezultatin (çudi pse asnjëherë këtë se nis nga vetja) e deri tek -fajin e ka gjithë bota, vetëm unë jo! Ajo që ndryshon nga njëra intervistë tek tjetra, apo nga një vit në tjetrin, është vetëm niveli I mendjelehtësisë me të cilën përcjell e shet gënjeshtrat e veta”- shkruan Bregu.

Ajo thotë se Basha e hapi çadrën e protestës 3 muaj para zgjedhjeve të qershorit me ndihmëm e Ilir Metës.

“Lulzim Basha e futi Partinë Demokratike në çadër me ndihmën e Ilir Metës dhe këtë çadër e mbylli, sapo iu ofrua çadra e hasmit - Edi Ramës. Pak rëndësi ka emri i garantuesit. Rëndësi ka që Lulit i duhet të ketë gjithmonë dikë që t’i mbajë çadrën hapur” - shkruan ish-ministrja.

“Mund të vazhdoj pa fund me thënie e kundërthënie, qëndrime e kundërqëndrime, të pavërteta që “bëjnë mu” dhe që trishtueshëm për demokratët nuk fshihen dot pas fasadës e buzëqeshjes. Por kam frikë se kjo turbullon edhe më një shoqëri të lodhur nga gënjeshtrat. Dikush nuk pranon se ato që thotë janë gënjeshtra, dikush tjetër nuk është i gatshëm t’i pranojë gënjeshtrat si të vërteta. Gjithsesi le të shpresojmë që Viti I Ri të jetë viti I mbajtjes së fjalës. Populli shqiptar thotë: “Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën!” Nuk di nëse populli holandez, turk a rus psh,ka ndonjë fjalë të ngjashme po kaq të urtë! Rëndësi ka të mos na shkoje 2018 po njësoj me Monologjet e Lulit!”- e mbyll Bregu.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI