Flash

Gramoz Ruçi e pranon: Kanabisi ishte gabim, por Saimir Tahiri...

Lapsi.al 27 December 2017
Gramoz Ruçi e pranon: Kanabisi ishte gabim, por Saimir Tahiri...

Edhe Gramoz Ruçi e pranon se në vitin 2016 kultivimi i hashashit në Shqipëri ishte në përmasa të konsiderueshme.

“Një nga gabimet ishte moszbatimi i dtyerave të organeve ligjzbatuese për të monitoruar territorin për kanabisin. Në çfarë mase u mboll? Kjo ha diskutim por që ishte aty, ishte aty”- tha Ruçi.

Por, në një intervistë të dhënë për emisionin “Top Story”në Top Channel ai mohon që janë përdorur paratë e drogës për zgjedhjet e 2015.

“Para të krimit ka pasur edhe në fushatat e tjera. Ka pasur edhe në këtë fushatë dhe në këtë këndvështrim duhet të reflektojmë në kodin e ri që ta ndalojmë”, - u shpreh ai.

Kryeparlamentari thotë se “nëse ministrit të brendshëm kjo gjë i doli nga kontrolli, atëherë ishte tepër vonë dhe çështja është që në 2017 masat që u morën ishin shumë të ashpra”.

Ruçi e quajti moszbatimin e ligjit dhe dështimin e strukturave ligjzbatuese për të parandaluar kultivimin e hashashit një gabim, ndërsa nuk komentoi çështjen “Tahiri”.

“Në raste të tilla, siç është çështja e zotit Tahiri, politika të heshtë derisa drejtësia të flasë. Ne duhet të mbajmë duart larg derisa drejtësia të shprehet për rastin konkret. Nuk bëj komente, qoftë nga pozicioni personal, as politik dhe aq më tepër si kryetar Kuvendit”, - deklaroi Ruçi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI