Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Entuziazmi i tepruar i Athinës për lëshimet e Tiranës

Lapsi.al 27 December 2017
Entuziazmi i tepruar i Athinës për lëshimet e Tiranës

Nga Nikos Meletis

Athina është në kërkim të “lajmeve pozitive” nga Tirana teksa po afrohet takimi i dytë me dyer të mbyllura i dy ministrave të jashtëm në Korçë, i cili do të jetë vendimtar për rezultatin e formatit të zgjedhur nga dy qeveritë për të zgjidhur njëherë e mirë “Të gjitha problemet”. Fakti që ky konfiguracion ka nevojë për një imazh pozitiv të të gjithë klimës në mënyrë që të justifikohet ky proces, krijon një rrezik për mbivlerësimin e lëvizjeve që vijnë nga pala shqiptare.

Ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias e përshëndeti si një hap pozitiv të besimit ndërmjet dy popujve dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas dhe vendimin e mjegullt të qeverisë shqiptare për varrezat e të rënëve në Frontin italo-grek.

Një çështje e rëndësishme si ajo Kryepeshkopit Anastas dhe një lëvizje për varrezat që ende nuk është e qartë, janë servirur si shfaqje e”vullnetit të mirë” të qeverisë shqiptare drejt Greqisë, në një kohë kur nga rezultati i bisedimeve mes dy ministrave të Jashtëm do të varet qëndrimi i Athinës për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Dhënia e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Anastas pas 25 vjet qëndrimi në Shqipëri dhe nje kontributi të madh për ngritjen nga e para të një kishe e cila u rrafshua nga regjimi ateist i Enver Hoxhës, ishte një detyrim i lartë i shtetit shqiptar ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale dhe mijëra shqiptarëve Ortodokse, pa u kufizuar te pakica kombëtare greke.

Në mënyrë provokuese, duke kultivuar një frymë të fortë anti-greke, shteti shqiptar i mohoi për gjithë këto vite shtetësinë shqiptare për Kryepeshkoin Anastas duke shantazhuar dhe mbajtur peng “grekun”, siç e quajnë grupet ekstreme nacionaliste, por edhe eksponentë të partive e mëdha.

Shumë herë edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shihej nga Tirana, si një “Kalë Troje” i Greqisë, pavarësisht se Kryepeshkopi Anastas nuk dha shkas për një gjë të tillë. 25 vjet më vonë Kryepeshkopit Anastas me personalitetin dhe punën e rëndësishme të njohur tashmë në gjithë botën, vendoset nga Presidenti Ilir Meta t’i jepet shtetësia shqiptare

Kjo ndodh për shkak se “rreziku” që shihte klasa politike shqiptare për greqizimin e Kishës Ortodokse Shqiptare nuk u vërtetua, por ndodhi e kundërta. Qindra miliona euro të dhëna nga Greqia për mbështetjen e minoritetit, u lëvruan përmes programeve dhe projekteve të Kishës nga të cilat përfituan të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht prej origjinës së tyre etnike.

Deklarata e fundit e kryepeshkopit se “pasardhësi i tij do të jetë shqiptar” ishte një mesazh për të “shqetësuarit” që do të nxitonin të kundërshtonin vendimin për dhënien e shtetësisë. Veç kësaj askush në Tiranë nuk do të donte që historinë e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ta rishkruante një hierark me kombësi greke.

Pavarësisht interesit të arsyeshëm të Athinës dhe iniciativave të ndërmarra nga ministri Kotzias gjatë Sinodit Ortodoks në Kretë është e tepruar të thuhet se vendimi i presidentit shqiptar është një masë e besimit mes dy popujve, pasi në radhë të parë i përket vetë Shqipërisë dhe respektit për liritë fetare si të minoritetit grek ashtu edhe të ortodoksëve shqiptarë…

Për sa i përket varrezave ushtarake, javën e kaluar ishte takimi i Komitetit të Përbashkët midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ekspertët ranë dakord për të filluar punën më 18 janar nga zona e Dragotit (në kontekstin e zbatimit të marrëveshjes mes dy shteteve në lidhje me kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin në varrezat ushtarake, të të rënëve grekë gjatë luftës italo-greko).

Së bashku me vendimin e qeverisë Rama që zëvendësoi vendimin e mëparshëm u miratua dhe një vendim për dhënien e “Statusit Varrezë Historike” në Bularat. Të gjithë këto, edhe pse praktikisht nuk ndryshuan ndonjë gjë në qëndrimin e shtetit shqiptar u pranuan me entuziazëm nga Athina.

Megjithatë, asnjë përgjigje nuk i është dhënë palës shqiptare, pas deklaratës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati se çështja e varrezave është e lidhur me të tjera “çështje të mbetura” pezull të Luftës së Dytë Botërore dhe heqjen e ligjit të luftës, në një mënyrë që mund të lejojë diskutimin e çështjeve pronësore. Zoti Bushati e dha këtë përgjigje pas pyetjes nëse dhe si është prekur çështja e çame nga ky proces …

Prandaj, lëvizjet pozitive si për shtetësinë e Kryepeshkopit Anastas dhe angazhimin e ri të aktivizimit të Komitetit të Përbashkët për të rënët grekë duhet të regjistrohen në kontekstin e tyre të vërtetë, pa teprime që lehtësojnë pozicionin negociues shqiptar dhe nuk duan vlerësuar me ngut, së paku deri sa të konstatohet se shqiptarët janë duke i respektuar marrëveshjet dhe jo duke kërkuar shpërblime të tepruara për lëvizjet që janë vetë-evidente dhe që aktualisht kanë rëndësi kryesisht simbolike./Respublika

http://www.liberal.gr/arthro/183032/amyna–diplomatia/2017/i-dikaiosi-tou-archiepiskopou-anastasiou-kai-i-agonia-tis-athinas-gia-isonkales-eidiseissin-sta-ellinoalbanika.html

Të këshilluara

Nuk është mëkat të kundërshtosh Albinin

Sa herë përmendet Lëvizja Vetëvendosje pashmangshëm të vjen ndërmend Albin Kurti. Njeriu i cili identifikohet me Vetëvendosjen, ashtu si Vetëvendosja me të. Por...

19:27

Kush janë hajnat që arrestuan Albin Kurtin

Dhe këtë nëntor Albin Kurti ka përfunduar sërish në pranga. Arrestimi I themeluesit të Vetëvendosjes ndodh në një moment politik shumë interesant. Partia e Hash...

17:49

Kriza katalanase dhe paralelizmat në Ballkan

Rënia e Jugosllavisë 25 vite më parë, e bërë më pas sinonim i “ballkanizimit” dhe i konflikteve nacionaliste, është prej kohësh një burim frymëzimi për indipend...

18:56

Pse Prishtina duhet ta mbajë Shpend Ahmetin

Në një botë ideale, mua nuk do të më duhej të shkruaja një shkrim për Shpend Ahmetin, sepse për të asin vetë punët dhe veprat e tij. Por Kosova jonë e dashur ës...

11:12

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43