Flash

Alarmi/ Plazheve shqiptare kërcënohet nga erozioni, deti gëlltit pyje dhe tokë

Lapsi.al 27 December 2017
Alarmi/ Plazheve shqiptare kërcënohet nga erozioni, deti gëlltit

Një e treta e vijës bregdetare prej më shumë se 400 kilometrash në Shqipëri po gërryhet për shkak të një kombinimi të rrezikshëm të ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të parregulluar urban…

Në Shqipëri, erozioni bregdetar nga Deti Adriatik po gëlltit plazhe, pyje dhe tokë. Dhe ky erozion jo vetëm që kërcënon kafshë të egra, por është gjithashtu me pasoja për biznesin, shkruan TRT World, një kanal turk që transmeton 24 orë në gjuhën angleze. Kanali ka realizuar një reportazh në bregdetin shqiptar, ku ka intervistuar banorë dhe ekspertë.

Ambientalistët thonë se shkak për këtë është një kombinim i rrezikshëm i ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit urban të parregulluar.

Fshatarët në zonë po përballen gjithashtu me një të ardhme të pasigurtë.

Vija bregdetare e Shqipërisë është 427 kilometra (265 milje) e gjatë. Qeveria thotë se rreth një e treta e saj po erodon.

Gazetari është në plazhin e Qerretit, ku thotë se një bar në plazh është bosh sepse tani është dimër, por edhe në verë ka të ngjarë që turistët të mos vijnë.

Afrim Krasniqi, pronari i barit, thotë se dikur vinin shumë turistë nga Europa, por tani numri i tyre po bie për shkak të erozionit të bregdetit.

Gazetari konstaton me pamje se deti po gëlltit një pjesë të madhe të bregdetit. Jak Gjini, ekspert mjedisi në Bashki thotë se në tre dekadat e fundit deti është afruar me të paktën 2.5 metra në vit.

Peshkatarët në qytetin e Shëngjinit kanë frikë se do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, ashtu si shumë pelikanë dhe peshq po e braktisin lagunën. Osman Demi thotë se ata janë përditë dëshmitarë se si uji po futet në tokë. Ai tregon dhe bunkerët, e ndërtuar në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, që tashmë janë futur gati 10 metra në det. Gazetari thotë se ruajtja e bregdetit nga eriozioni është një punë e kushtueshme për një nga vendet më të varfra të Europës. Por, edhe nëse nuk ndërhyhet, në afatin e gjatë kostot mund të rriten edhe më shumë. /Monitor

Të këshilluara

Basha: Cilat dosje po mbyll Rama në prokurori

Kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se qëndrimi i opozitës është i kushtëzuar nga ato që i quan veprime arbitrare të qeverisë. Duke folur në Top Story këtë të martë...

21:49

AKU bllokon 400 kg mish në Korçë

Rreth 400 kg mish ka bllokuar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  në Korçë. Mishi i është bllokuar një tregtari në fshatin Mborje, pasi sipas AKU ishte jashtë stand...

18:41

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI