Flash

Tërhiqet Prokuroria, lokali 3-katësh i kthehet familjes Tata, flet vëllai i të akuzuarit për prostitucion

Lapsi.al 26 December 2017
Tërhiqet Prokuroria, lokali 3-katësh i kthehet familjes Tata, flet

Iu bllokua lokali pas arrestimit të vëllait, Prokuroria heq sekuestron. Vëllai i Frederik Tatës tregon se organi i akuzës ka reaguar, pas thirrjes së tij, pasi dy katet e sipërme të lokalit shërbenin dhe si banesë për familjen Tata. Kjo ndërtesë u bllokua, kur Policia sekuestroi një shumë parash e bizhuterish në momentin e arrestimit të Frederik Tatës në nëntor, i akuzuar si kreu i një rrjeti të prostitucionit.

Viljam Tata, vëllai i Frederikut, bëri thirrje që ndërtesa të zhbllokohej, ndërsa organi i akuzës ka vepruar menjëherë. Pas këtij vendimi të prokurores Marsida Frashëri, Tata është i kënaqur që ai rikthehet në banesën e tij dhe lokalin e vëllait për të rinisur punën dhe jetesën në mënyrë normale.

Në fakt jam shumë i lumtur që në fund drejtësia po nis që të vihet në vend. Ishte e pakuptueshme se përse ndërtesa jonë qëndronte e bllokuar në një kohë kur Policia kishte kryer veprimet dhe hetimet prej kohësh. Siç e thashë, edhe në ditën e gjyqit të vëllait tim, kjo ndërtesë nuk është një hotel, siç është thënë, por është një shtëpi banimi normale për dy familjet. Në katin e parë, siç dihet, është lokali që është me të gjitha rregullat e mundshme dhe nuk ka asnjë lloj problemi. Pastaj, në katin e dytë është banesa ku jetoj unë, ndërsa në katin e tretë është banesa e Frederikut.”, - shprehet Viljan Tata.

Të këshilluara

Shpërthim në qendër të Elbasanit

Një shpërthim ka tronditur banorët rreth orës 20.00 të mbrëmjes së sotme në qytetin e Elbasanit. Shpërthimi ka ndodhur pranë një automjeti në lagjen “11 nëntori...

20:36

Maqedonia zgjedh kryeprokurorin e ri

Në Kuvendin e Maqedonisë është zgjedhur pak momente më parë me 61 vota pro Prokurori i ri publik, Lubomir Joveski. Kanë votuar pro 49 deputetë të LSDM-së, 10...

17:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI