Flash

Shqiptarët të varfër, por kursejnë nga ushqimet për të blerë televizor dhe kompjuter

Lapsi.al 26 December 2017
Shqiptarët të varfër, por kursejnë nga ushqimet për

Zhvillimet në tregtinë me pakicë të këtij viti ilustrojnë një prirje të kahershme të shqiptarëve për një kujdes të tepruar ndaj shtëpisë dhe makinës se sa për veten, pavarësisht nivelit relativisht të lartë të varfërisë që karakterizon vendin, që ka ndër të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, me përjashtim të Moldavisë, Ukrainës e Kosovës.

Të dhënat mbi tregtinë me pakicë të tremujorit të tretë 2017, publikuar nga INSTAT, tregojnë se indekset e tregtisë me pakicë shënuan vlerën më të lartë të rritjse për artikujt joushqimorë se sa ata ushqimorë. Në tremujorin e tretë të 2017-s, tregtia me pakicë e ushqimeve dhe pijeve u rrit vetëm me 1.7%, teksa shitja e artikujve joushqimorë u rrit me 4.5%, niveli më i lartë që nga tremujori i fundit i 2016-s.

Shitjet me pakicë të karburanteve gjithashtu u rritën në nivele të ngjashme me shitjet e ushqimeve. Në tremujorin e tretë, indeksi tregtisë me pakicë në hidrokarbure u rrit me 1.1%, nivel shumë më i ulët se mesatarja historike dhe i pesë tremujorëve të fundit. Banka e Shqipërisë analizon se rritja e konsumit privat këtë vit është mbështetur nga shpenzimet e rritura të konsumatorëve për mallra të qëndrueshëm.

Indeksi i tregtisë me pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake dhe pajisjeve të ndryshme kompjuterike u rritën në tremujorin e dytë me përkatësisht 6.1% dhe 16.7%, normë kjo më e lartë se sa e tremujorit të parë (5% dhe 5.3%) dhe mesatares së vitit 2016 (7.5% dhe 12.3%). Kjo tendencë duket se ka vijuar edhe në tremujorin e tretë sipas të dhënave nga treguesit e tregtisë me pakicë të publikuara nga INSTAT.

Banka e Shqipërisë analizon se rritja e konsumit u mbështet nga zhvillime pozitive në punësim dhe nga përmirësimi i besimit konsumator. Përveç rritjes së punësimit, në financimin e konsumit privat në ekonomi kontribuuan dhe kushtet e lehtësuara të kreditimit dhe rritja e remitancave.

Tregues të tërthortë sugjerojnë për vijim të ciklit rritës të konsumit privat, që do të vijojë edhe këtë tremujor. Sinjale pozitive vijnë edhe nga treguesit e besimit në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë, niveli i të cilëve po qëndron mbi mesataret përkatëse historike. Teksa edhe tregues të tjerë sasiorë, si rritja e importit të ushqimeve dhe elektroshtëpiakeve dhe rritja e kredisë konsumatore lajmërojnë rritjen e konsumit.

Për më tepër, në tremujorin e fundit të vitit, tendenca për të blerë artikuj elektroshtëpiake sidomos televizorë rritet edhe më shumë për shkak të festave të fundit të vitit që nxiten edhe nga ofertat e kompanive që i tregtojnë ato./ Monitor

Të këshilluara

Shpërthim në qendër të Elbasanit

Një shpërthim ka tronditur banorët rreth orës 20.00 të mbrëmjes së sotme në qytetin e Elbasanit. Shpërthimi ka ndodhur pranë një automjeti në lagjen “11 nëntori...

20:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI