Flash

Rrëfimi tronditës i 28-vjeçarit që vrau babain e tij: E godita me çekiç dhe e hodha në liqenin e Farkës

Lapsi.al 26 December 2017
Rrëfimi tronditës i 28-vjeçarit që vrau babain e tij: E

Mëngjesin e të dielës Tiranë u trondit nga krimi makabër i një 28-vjeçari nga Shkoza, i cili vrau babain e tij me çekiç dhe më pas e hodhi në liqen. Ditën e sotme Gjykata ka caktuar masën e sigurisë 'Arrest me burg' për autorin e krimit, Selmani Aliaj. 28-vjeçari Aliaj ka lexuar dëshminë e tij tronditëse në sallën e gjyqit, teksa ka pranuar krimin e rëndë dhe sqaruar se si e ka kryer atë.

I riu ka deklaruar se e ka vrarë të atin të dielën, pasi ai i kishte thënë që të martohej dhe se nusen do ta kishin të dy bashkë. Selman Aliaj e ka goditur me çekiç pas koke dhe e ka futur në makinën e vëllait për ta çuar te liqeni i Farkës, por kur ka hapur bagazhin e makinës te liqeni ka vënë re që babai merrte ende frymë dhe ai e ka goditur në pjesën ballore, duke i shkaktuar vdekjen.

“E vrava, pasi pasditen e 22 dhjetorit rreth orës 17:00 kur po shkarkonim materiale tek oborri i shtëpisë me 'dumdum' më tha 'martohu dhe nusen do e kemi të dy'. E godita disa herë me çekiç dhe e fsheha në bagazhin makinës dhe e hodha në liqenin e Farkës. Pas vrasjes u largova për në Kukës. Më fejuan me zor, unë doja të ikja në Gjermani te vëllai”, - është shprehur autori i krimit në dëshminë e tij.

Të këshilluara

Tiranë, aksident te Rruga 'Bardhyl' (FOTO)

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet në Rrugën 'Bardhyl'. Nga të dhënat e para mësohet se një motocikletë është përplasur me një makinë, për pa...

15:27

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI