Flash

Lajm i Fundit/ Gjykata e Apelit i rikthen pasaportën ish-ministrit Tahirit

Lapsi.al 26 December 2017
Lajm i Fundit/ Gjykata e Apelit i rikthen pasaportën ish-ministrit Tahirit

Pasaporta e Tahirit nuk do të jetë më e bllokuar. Nga sot ish-miinstri mund të lëvizë jashtë vendit sa të dojë. Ky ëhstë vendimi që ka marrë sot Gjykata e Apelit, e cila i ka hequr ish-ministrit të Brendshëm bllokimin e pasaportës.

Masa e bllokimit erdhi disa ditë më parë me kërkesë të prokurorisë pasi dyshohet se Tahiri mund të largohej jashtë vendi, ashtu siç bëri disa javë më parë kur iku papritur në Gjermani edhe pse ishte nën hetim. Pavarëisht se është nën hetim nga Prokuroria, nga sot ish-ministri Tahiri ka rifituar lirinë për të dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë që prej orës 14:00 Tahiri ndodhej në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, por pas vendimit të gjykatës ai doli dhe nuk tha asnjë fjalë. Ish-ministri i Brendshëm kishte apeluar masën e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për bllokimin e pasaportës. Tahiri dhe avokati i tij pretendojnë se Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re që Gjykata të marrë vendimin për t’i bllokuar lëvizjen jashtë vendit.

Të këshilluara

Tiranë, aksident te Rruga 'Bardhyl' (FOTO)

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet në Rrugën 'Bardhyl'. Nga të dhënat e para mësohet se një motocikletë është përplasur me një makinë, për pa...

15:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI