Flash

Këshilltarja e LSI në Këshillin Bashkiak që votoi pro Veliajt i kthehet Kryemadhit: Mos i mat të tjerët me metrin tënd

Lapsi.al 26 December 2017
Këshilltarja e LSI në Këshillin Bashkiak që votoi pro

Këshilltarja e LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Bora Panajoti, ka reaguar për votën e saj pro buxhetit të vitit 2018 për Tiranën. Duke shpjeguar arsyet pse votoi pro Veliajt për buxhetin, këshilltarja Bora ka dhe një mesazh për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, teksa i kërkon asaj të mos i masë të tjerët me metrin e saj.

Pse votova Pro buxhetit të Tiranës? Së pari, votova buxhetin sepse detyra ime si këshilltare ishte që me datë 21 Dhjetor, në mbledhjen më të rëndësishme të vitit, të isha në sallën e këshillit bashkiak dhe jo në protestë për të mbështetur deputetët. Buxheti që unë votova është një buxhet ku i jepet përparësi zhvillimit të këtyre zonave. Për 1 vit rrjesht, në cdo fjalë që kam mbajtur, kam kërkuar me ngulm të bëhej rruga e Krrabës e ura e Qehasë në Petrelë. U bënë! Si mundem unë të dal para atyre që më votuan dhe t'i them që unë bojkotova buxhetin e tyre, që bojkotova rikonstruksionin e rrugës Agallarët në Farkë, shkollën e re që do bëhet në fshatin Mihajas, rikonstruksionin e shkollës së Bërzhitës? Nuk munda dot. Dua t'i drejtohem ish kryetares sime, znj. Kryemadhi për t'i kujtuar që unë nuk jam "ajo goca", unë jam Bora që ti, deri dje, u thoje qytetarëve nëpër takime që isha studentja e shkëlqyer dhe që dëshiroje që edhe Bora vajza jote, të bëhej si unë. Dua të të jap një këshillë që e ka shprehur aq bukur populli ‘Mos i mat të tjerët me metrin tënd’.” – shkruan Panajoti.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI