Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Kallëzohet në Prokurori ish-drejtori i ALUIZNI-t dhe 2 ish-zyrtarë

Lapsi.al 26 December 2017
Kallëzohet në Prokurori ish-drejtori i ALUIZNI-t dhe 2

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish drejtorin dhe 2 ish përgjegjës të sektorit të Drejtorisë Rajonale të “ALUIZNI RURALE”. Sipas KLSH-së, ata kanë kryer legalizime të jashtëligjshme, jashtë kompetencave ligjore për 2 objekte të mëdha në Qendër të Tiranës me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit, duke shmangur zbatimin e ligjit dhe falsifikuar dokumente zyrtare për përfitime të paligjshme dhe kualifikuar 17000 objekte dhe nuk janë legalizuar.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 512/1, datë 12.05.2017, ka audituar Drejtorinë Rajonale Rurale(Jug) të ALUIZNI-t Tiranë, për periudhën 2015 – 6 mujori i I-rë i vitit 2017.

Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për z.A.I, ish drejtorin e këtij institucioni dhe O.S ish përgjegjës sektori i legalizimeve, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për:

-Janë lëshuar dy leje legalizimi në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Zonave/Ndërtimeve Informale” i ndryshuar; neni 27 “Dokumentacioni tekniko-ligjor për legalizimin e objektit” (Ndryshuar me ligjin nr. 9786, datë 19.7.2007) (Ndryshuar me ligjin nr. 9895, datë 9.6.2008) (Shtuar shkronja “f ” me ligjin nr. 10 169, datë 22.10.2009) (Ndryshuar me ligjin nr. 50/2014) (Ndryshuar shkronja d me ligjin nr. 62/2015); neni 28 “Dhënia e lejes së legalizimit”; neni 29 “Dokumentacioni për regjistrimin e objektit në ZRPP” (Ndryshuar me ligjin nr. 9895, datë 9.6.2008) (Ndryshuar me ligjin nr. 50/2014) si dhe me aktet nënligjore dalë në zbatim, si dhe ligjin nr. 9154, date 06.11.2003 “Për arkivat”, konkretisht:

-Subjekti vetëdeklarues ”G......” është pajisur me Leje Legalizimi me nr. 70055369, datë 13.10.2016. Në arkivin e Drejtorisë Rajonale Aluiznit Rurale Tiranë nuk ndodhet Leja e Legalizimit (Kopjo e dytë), por ndodhet vetëm fotokopje. Me shkresën nr. 066, datë 02.11.2016, është dërguar në ZVRPP Tiranë për regjistrim “Godinë shërbimi 7 kat me 5 kate nën tokë”(është Qendër tregtare në Qendër Tiranë), duke shmangur legalizimin e ligjshëm për shtesat e kryera dhe kanë përfshirë të gjithë objektin i cili është me Leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë. ZVRPP Tiranë deri në kohën e auditimit nuk e ka regjistruar, pasi u bë prezent shkelja ligjore nga KLSH-it si regjistrim i paligjshëm. Dokumentacioni shoqërues cituar në shkresën e mësipërme si dhe Dosja e plotë e dokumentacionit nuk ndodhet në Arkivin e Drejtorisë së ALUIZNI-t Tirana Rurale, (duke fshehur dokumentacionin e mos paraqitur atë audituesve të jashtëm shtetëror).

-Subjekti vetëdeklarues ”D.M.Q” është pajisur me Leje Legalizimi (nuk disponohen të dhëna) me të njëjtat shkelje. Me shkresën nr. 067, datë 02.11.2016 Nga Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana Rurale është dërguar në ZVRPP Tiranë kërkesa për informacion për regjistrimin e lejes së legalizimit në emër të D.M.Q.(nuk e ka regjistruar nga ndërhyrja e

2

KLSH-it si regjistrim i paligjshëm Veprime këto në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.1996, i ndryshuar dhe aktet nënligjore dalë në zbatim, si dhe ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat” dhe që shtetit do ti sjellin dëme të mëdha financiare nga mos pagesa e taksës së ndikimit në strukturë sipas ligjit për marrjen në dorëzim nga Bashkia Tiranë sipas kërkesave ligjore në fuqi.

-Janë konstatuar e administruar nga auditimi në Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t ( të kthyer) fletëve të leje të legalizimit” nga Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana Rurale, flete e leje të legalizimit të firmosura nga ish/Drejtori A.I dhe të vulosura, por të pa plotësuar 24 copë me nr. Serie 0138077 – 0138100. Dokumente zyrtare këto që do të ishin bërë objekt abuzimi e mashtrimi nga personat përgjegjës

- Është konstatuar se Drejtoria e Përgjithshme nga shuma totale e vetëdeklarimeve për legalizim si ndërtime informale gjithsej 463196 objekte, rezultojnë 17000 objekte te kualifikuara nga Drejtoritë Rajonale, por të pa pajisur me leje legalizimit duke u ndërprerë procedurat e legalizimit në mënyrë të pa dokumentuar dhe krijuar një impakt social negativ, veprime në kundërshtim me ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar, neni 10, 27 e 28, VKM nr. 589, datë 10.09.2014, VKM nr. 280, datë 01.04.2015 kreu i IV si dhe VKM nr. 1095, datë 28.12.2015.

-Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t, ka paguar 4 punonjës në vlerën 3,004,470 lekë, si dëmshpërblim, “Për largim të padrejtë nga puna”, e cila përbën efekt ekonomik negativ për buxhetin e shtetit. Sipas strukturës së paraqitur vendet e tyre në strukturë, nuk janë suprimuar dhe janë kryer pagesat për 2 punonjës në të njëjtin pozicion pune.

- KLSH i ka kërkuar kërkojmë Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 5 punonjës: E. Z me detyrë përgjegjës sektori dhe K.Ç, znj. A.H, S.K, L.K specialistë, për shkelje në përmbushjen e detyrave funksionale dhe proçedurat e prokurimit publik.

Për A.I, ish Drejtori i Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Rurale dhe z. O.S ish përgjegjësi i sektorit të legalizimit të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

Të këshilluara

AKU bllokon 400 kg mish në Korçë

Rreth 400 kg mish ka bllokuar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  në Korçë. Mishi i është bllokuar një tregtari në fshatin Mborje, pasi sipas AKU ishte jashtë stand...

18:41

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI