Flash

Vota kundër/ SHBA 'hakmerret' ndaj OKB-së, i redukton financimin me 285 milion dollarë

Lapsi.al 25 December 2017
Vota kundër/ SHBA 'hakmerret' ndaj OKB-së, i redukton

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ‘hakmerren’ ndaj OKB-së pas dështimit në votimin e javës së kaluar për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Misioni i SHBA-së në OKB ka bërë të ditur dje se ka vendosur të reduktojë me 285 milion dollarë financimin për Organizatën.

Joefikasiteti dhe tejkalimi i Kombeve të Bashkuara janë të njohura mirë. Ne nuk do ta lejojmë më që bujaria e popullit amerikan të përfitohet ose të mbetet e pakontrolluar. Kjo ulje historike e shpenzimeve – përveç shumë lëvizjeve të tjera drejt një OKB më efikase dhe më të përgjegjshme – është një hap i madh në drejtimin e duhur. Ndërsa ne jemi të kënaqur me rezultatet e negociatave buxhetore të këtij viti, mund të jeni të sigurtë se do të vazhdojmë të shikojmë mënyrat për të rritur efikasitetin e OKB-së duke mbrojtur interesat tona“, - tha ambasadori Haley.

Javën e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do të ndalojë ndihmën financiare për vendet që votojnë rezolutën e OKB-së, me anë të së cilës kundërshtohet vendimi i SHBA-së për njohjen e Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit. Njëri nga vendet që votoi kundër ishte edhe Shqipëria. Nuk idhet nëse masa të ngjashme do të miratohet edhe ndaj vendit tonë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI