Flash

Veliaj i shmanget pyetjes për Tahirin: Nuk di gjë për të...

Lapsi.al 25 December 2017
Veliaj i shmanget pyetjes për Tahirin: Nuk di gjë për të...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është treguar mjaft i ftohtë ndërsa është pyetur për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe problemet e tij me drejtësinë. I njohur si rival i heshtur i Tahirit brenda PS-së, Velaj e ka mohuar që të kishte pasur kënaqësi apo “heshtje miratuese” pas asaj që i ndodhi Saimir Tahirit. Mund të duket e habitshme, por Veliaj tha se ishte “i painformuar” për këtë çështje.

“Unë jam shkëputur nga puna e qeverisë që para dy vjet e gjysmë dhe gjithë kontaktet që kam pasur me deputetët kanë qenë për çështje të zonës, përfshirë edhe Saimirin, për çështje të Kombinatit, për investimet aty dhe kryetarët e bashkive nuk marrin pjesë as në mbledhje të grupit.

Në mbledhje të kryesisë, dy herë mbaj mend kam qenë edhe jashtë me shërbim për takuar kolegë, pra kam qenë komplet i papërfshirë në këto debate dhe diskutime. Kësisoj, edhe disa herë me thënë të drejtën edhe i painformuar.

Një pjesë të madhe të gjërave i kam marrë nga media, por unë besoj që për të gjithë këto gjëra, drejtësia është akoma duke kërkuar të vërtetën dhe besoj që çdo lloj spekulimi me gjëra të paprovuara shton këtë dozën e dyshimit e mosbesimit në Shqipëri, ku ne i kemi gjërat më shumë me “më the, të thashë”, sesa me gjëra të provuara.

Në këtë sens, e kam parë thuajse si çdo qytetar, nga jashtë, pa ndonjë informacion të veçantë nga mbledhjet e partisë apo grupit ku unë s’jam pjesë” – tha Veliaj në një intervistë për "Top Story".

Pyetjes nëse kishte komunikuar me Tahirin, Veliaj iu përgjigj: “Kam komunikuar. Për një solidaritet njerëzor. Kaq!”

Të këshilluara

Shpërthim në qendër të Elbasanit

Një shpërthim ka tronditur banorët rreth orës 20.00 të mbrëmjes së sotme në qytetin e Elbasanit. Shpërthimi ka ndodhur pranë një automjeti në lagjen “11 nëntori...

20:36

Maqedonia zgjedh kryeprokurorin e ri

Në Kuvendin e Maqedonisë është zgjedhur pak momente më parë me 61 vota pro Prokurori i ri publik, Lubomir Joveski. Kanë votuar pro 49 deputetë të LSDM-së, 10...

17:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI