Flash

Thyen masën e arrestit dhe rreh vajzën 28-vjeçare, arrestohet biznesmeni fierak

Lapsi.al 25 December 2017
Thyen masën e arrestit dhe rreh vajzën 28-vjeçare, arrestohet

Një biznesmen në Fier ka përfunduar në pranga, pasi ka thyer masën e “arrestit të shtëpisë” dhe ka goditur me grusht një vajzë 28-vjeçare. Policia e Fierit bën me dije se ka ndaluar një ditë me parë shtetasin O.H, vjeç 36, banues në Fier.

“Më datë 24.12.2017, u ndalua shtetasi O.H, vjeç 36, banues në Fier, me masë sigurie “Arrest shtëpie”, pasi në lagjen “8 Shkurti”, është larguar nga vendi i qëndrimit dhe ka goditur me grusht shtetasen O.A, vjeç 28, banuese në Lushnje. Nenet 323/1, 321/1 e 90 të Kodit Penal”- njofton policia.

Orvel Hebeje është emer i njohur për policinë, pasi në 2014 u arrestua pasi në kamionet e firmës së tij ishin transportuar 59 kg heroinë drejt Turqisë.

 

Të këshilluara

Si e uruan Krishtlindjen Rama, Meta dhe Basha

Krerët më të lartë të politikës shqiptarë kanë uruar qytetarët për festën e Krishtlindjes, në këtë ditë të shenjtë. Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes nj...

10:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI