Flash

Si e uruan Krishtlindjen Rama, Meta dhe Basha

Lapsi.al 25 December 2017
Si e uruan Krishtlindjen Rama, Meta dhe Basha

Krerët më të lartë të politikës shqiptarë kanë uruar qytetarët për festën e Krishtlindjes, në këtë ditë të shenjtë. Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes një fotoje familjare, ka shprehur urimet për besimtarët shqiptarë të krishterë.

Presidenti Ilir Meta: “Të dashur miq, Në këtë Ditë të Bekuar, unë dhe familja ime duam t’ju shprehim urimet më të mira e të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen! Kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera hyjnore dhe njerëzore, uroj të sjellë më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim dhe të forcojë më tej paqen në familje e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve, të sjellë begati sociale dhe përparim të njerëzimit. Të përpiqemi në këtë ditë të shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët për t’u dhënë shpresë dhe besim. Gëzuar nga mot Krishtlindjen”!

Kryeministri Edi Rama, përmes një video, uron gëzuar Krishtlindjen. Kryeministri Edi Rama: “MIRËMËNGJES dhe KRISHTLINDJE TË GËZUAR”.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Lulzim Basha: “Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë dhe të gjithë shërbëtorëve të Zotit në kishat, katedralet, dhe manastiret e dioqezave shqiptare, në vendlindje dhe diasporë, Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë”!

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI