Flash

Shqipëria kap "rekord" në prodhimin e agrumeve

Lapsi.al 25 December 2017
Shqipëria kap "rekord" në prodhimin e agrumeve

Një portokall përmban vitamina dhe minerale të shumta. Të pasur veçanërisht me vitaminën C, të cilat rrisin imunitetin ndaj viruseve, ato janë ndër frutat më të konsumuara gjatë stinës së dimrit.

Fatmirësisht, Shqipëria bën pjesë në vendet prodhuese të agrumeve, duke qenë se shtrihet në pellgun e vendeve të Mesdheut (rajonet e ngjyrosura me portokalli në hartë janë prodhuese të agrumeve).

Për sa i përket prodhimit të agrumeve në Shqipëri, nga të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, sasia e prodhuar e agrumeve është trefishuar që nga 2010.

Në vitin 2016, sasia e prodhuar në vend e agrumeve shënoi 40 mijë tonë, nga 13 mijë tonë që ishin gjashtë vite më parë.

Importet kanë ardhur në rënie, eksportet mbeten në vlera modeste

Kryesisht Shqipëria ka importuar nga vendet fqinje, si Greqia dhe Italia. Eksportet e Greqisë arritën në 2016-n rreth 7.9 milionë dollarë, apo rreth 92 për qind e totalit të eksporteve. Në total, në 2016-n, vlera e portokajve të importuar në vend ishte 8.6 milionë dollarë.

Importet arritën nivelin më të lartë në këto gjashtë vite në 2014-n, i cili ishte një vit i dobët për sa i përket prodhimit të tyre në vend.

Për sa u përket eksporteve, ato janë në vlera modeste. Në 2016-n ishin vetëm 12 mijë dollarë, ndërsa në vitin 2014 grosistët shqiptarë nuk mundën që të eksportonin asgjë.

Tregtia e portokajve në BE

280 mijë hektarë në të gjithë BE-në janë vënë në shërbim të mbjelljes së portokajve, gjysma e të cilave janë vetëm në Spanjë. Vitin e shkuar, mbi 2.7 milionë tonë portokaj, me vlerë 1.8 miliardë euro, u eksportuan nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Afërsisht 90 për qind e tyre (2.4 milionë tonë) u tregtuan brenda e BE-së.

Në vendet e Bashkimit Europian. Spanja, e cila eksporton rreth 57 për qind të tyre, është deri më tani vendi që eksporton më shumë, ndjekur nga Greqia me 462 mijë tonë apo 17 për qind./monitor

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI