Flash

Maqedonia zgjedh kryeprokurorin e ri

Lapsi.al 25 December 2017
Maqedonia zgjedh kryeprokurorin e ri

Në Kuvendin e Maqedonisë është zgjedhur pak momente më parë me 61 vota pro Prokurori i ri publik, Lubomir Joveski.

Kanë votuar pro 49 deputetë të LSDM-së, 10 deputetë të BDI-së, kreu i RDK-së Vesel Memedi dhe Cedomir Sazdovski, ndërsa Meral Ferat Yzeri e PDSH-së ka abstenuar.

Joveski 63-vjeçar në punën e tij të deritanishme ka punuar në sferën penale. Më shumë se 15 vite ka punuar si gjykatës për çështje penale, ndërsa në një mandat ka udhëhequr Gjykatën Themelore Shkupi 2, ndërsa ka edhe përvojë pune prej mbi 12 vite si prokuror publik dhe shtatë vite në sferën e ekzekutimit të sanksioneve penale.

Joveski në vitin 1979 bëhet praktikant në Sekretariatin republikan për Gjyqësi të Republikës Socialiste të Maqedonisë. Nga viti 1987 ka qenë gjykatës në Gjykatën Komunale Shkupi 2, në vitin 2003 është zgjedhur për zëvendësprokuror publik, ndërsa nga viti 2015 është anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë të RM-së.

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagoset 48-vjeçari

Një aksident me të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman. Policia njofton se mjeti tip "Fiat punto" me drejtues T.G, 48 vjeç, banues në N...

17:08

Merr flakë një shtëpi në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lagjen "Beqir Dardha" në Elbasan, ku një apartament është përfshirë nga flakët. Policia bën me dije se në banesë...

17:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI