Flash

Makinat e djegura në Elbasan, u përdorën për ngjarje kriminale

Lapsi.al 25 December 2017
Makinat e djegura në Elbasan, u përdorën për ngjarje

Detaje të reja janë zbardhur nga djegia e dy makinave në Elbasan. Njëra prej tyre u dogj rreth orës 23:00 të së shtunës, në Lagjen "Kala". Ishte makinë tip "Benz" me targa AA 663GF në pronësi të Xhevahir Hoxha me banim në Tiranë.

Ky mjet në momentin që i është vënë zjarri është gjetur pa targa dhe ishte denoncuar i vjedhur në Tiranë.

Gjatë fundjavës është automjeti i dytë në pak orë që iu vu flaka në lagje të ndryshme në Elbasanit dhe që rezultojnë të vjedhur në Tiranë.

Policia nuk ka dhënë detaje por po hetohet për t'u zbuluar se kush janë personat që i kanë vjedhur këto mjete dhe nga kush janë përdorur.

Për njërin prej tyre policia ka konfirmuar zyrtarisht se u përdor gjatë një atentati të dështuar në lagjen "Emin Matraxhiu" ndaj fisit Çapja ku objektiv ishte ekzekutimi i Ardian Çapjes i cili iu ka shpëtuar dy atentateve deri tani.

Ardian Çapja është vëllai i Sokol Çapjes, ish-pronari i Hotel "Univers" i ekzekutuar në vitin 2005, vrasje e cila shërbeu si pikënisje për një sërë atentatesh të përgjakshme në qytetin e Elbasanit.

Ndërsa për rastin e makinës që u gjet e djegur rreth orës 23.00 të së shtunës, policia po heton dhe dyshimet e para janë që edhe ky mjet të jetë përdorur nga ndonjë person ose grup me aktivitet kriminal.

Të këshilluara

Si e uruan Krishtlindjen Rama, Meta dhe Basha

Krerët më të lartë të politikës shqiptarë kanë uruar qytetarët për festën e Krishtlindjes, në këtë ditë të shenjtë. Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes nj...

10:34

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI