Flash

Kush është djali i ish-deputetit që u kap dje në Tiranë duke vjedhur

Lapsi.al 25 December 2017
Kush është djali i ish-deputetit që u kap dje në Tiranë

Një ditë më parë, Ervin Tavanxhi nga Elbasani u arrestua pasi u kap në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Vangjush Furxhi”, duke vjedhur me thyerje navigatorin e mjetit tip “Benz”, në përdorim të shtetases M. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ervin Tavanxhi në fakt është djali i ish-deputetit Vangjel Tavanxhi. Ai ka qenë pjesë e një grupi të rrezikshëm të trafikut të drogës të arrestuar në vitin 2006 në kuadër të operacionit të koduar “Poter-Al” që merreshin kryesisht me trafikun e kokainës nga Holanda, e heroinës nga Turqia.

Fitimet nga trafiku investoheshin në qytetet kryesore në vend, kryesisht në ndërtim. Tavanxhi u dënua asokohe me 10 vite burg, por pasi ka fituar lirinë, ai raportohet të ketë kryer disa vjedhje, madje është cilësuar edhe si ekspert në çmontimin e navigatorëve dhe pasqyrave. Ai akuzohet të jetë autori i vjedhjes së disa makinave në kryeqytet.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI