Flash

Kulisat/ Ç’ndodhi mes Top Channel dhe Sokol Ballës?

Lapsi.al 25 December 2017
Kulisat/ Ç’ndodhi mes Top Channel dhe Sokol Ballës?

Të gjitha mediat online kanë vënë re me bujë se drejtuesi i emisionit “Top Story”, Sokol Balla, ndryshe nga normalisht, nuk morri pjesë në këngën tradicionale të fund vitit në Top Channel. Burime nga ky televizion bënë me dije për Lapsi.al, se organizatorët kishin marrë porosi të veçantë të kujdeseshin që si Filip Çakulli, po ashtu edhe Balla të ishin patjetër në këtë eveniment që afishon ikonat e TV më të madh në vend. Por ndërsa Çakulli edhe ai në një krisje të thellë me drejtuesit e televizionit, e ka pranuar me gjysëm zemre ftesën - urdhër, Sokol Balla e ka refuzuar atë.

Dhe kjo jo për një kapriço të gazetarit.

Konflikti është më i thellë.

Media online Dritare.net që i referohej burimeve të brendshme të Topit, njoftonte sot se krisja midis Vjollca Hoxhës dhe Ballës kishte ndodhur direkt pas emisionit ”Top Story” në shtëpinë e Saimir Tahirit. Për atë intervistë, Balla mori shumë kritika në publik se u tregua tepër i butë me ish ministrin e Brendshëm dhe i la atij pa i bërë pyetjet themelore. Pikërisht ky raeagim ka ndezur ndoshta paranojën e theksuar që mundon prej kohësh Vjollca Hoxhën, e cila ka bindjen se figurat kryesore të Top Channel e tejkalojnë atë, për të bërë lidhje të drejtpërdrejta me politikanët më të lartë në vend. Në më shumë se një rast burime të Topit pretendojnë se znj Hoxha është ankuar pranë miqve të saj të afërt, se ajo nuk përfillet nga Edi Rama për arsye se ai ka vendosur lidhje direkte me vartësit e saj në këtë tevevizion. “Unë nuk po përfitoj dot aq shumë sa Sandri i Klanit për arsye se unë nuk i kam në zap ushtarët e mi”, besohet se është makthi që e mundon trashëgimtaren e kësaj perandorie mediatike.

Dhe në këtë sfond, intervista e Sokol Ballës me Saimir Tahirin, ka qenë me sa duket kupa që ka derdhur gotën. Kjo gjë u pa menjëherë edhe në ndryshimin e politikës së televizionit. Përpos shkarkimit të Ballës nga Drejtor i informacionit, menjëherë pas këtij emisioni, Topi filloi edhe sulmet kundër Tahirit. Ai transmetoi dy tre kronika të forta kundër ish ministrit të Brendshëm, ndonjërën prej tyre të propoganduar me shumë bujë por të pa mbështetur në fakte.

Megjithëatë version zyrtar që drejtuesit e Top Channel dhanë në atë kohë për Lapsi.al ishte: “Sokol Balla do të largohet nga lajmet, por ai do të vazhdojë të jetë drejtues i “Top Story”, emisionit që e drejton prej një dekade.

Por, me sa duket një zgjidhje e tillë, që cënonte si egon po ashtu edhe ambicien e tij profesionale, nuk i ka pëlqyer Sokol Ballës. Menjëherë ai ka filluar kontaktet për të braktisur Top Channel. Burime të Lapsi.al flasin për një marrëdhënie në fazë të avancuar me vëllezërit Dulaku, pronarë të Vizion Plus. Burime nga kjo media, që është me diferencë të theksuar nga Top Channel në audience, flasin për një drekë të disa ditëve më parë ku mes pronarëve të Vizionit dhe Ballës është arritur marrëveshja përfundimtare. Në këtë drekë, ku ka qenë prezent edhe një drejtues tjetër i një emisioni të rëndësishëm në Top Channel është vendosur që Ballës t’i bëhet gati studioja televizive për në janar.

Ende nuk dihet se sa herë në javë është propozuar të jetë emisioni i Ballës dhe çfarë ditësh (kur dihet që Vizion Plus ka tashmë dy emisione politike, Rudina Xhunga të hënën dhe Aleksandër Furxhi të premten). Por një gjë është e qartë: palët janë në pikat e fundit të diskutimit të marrëveshjes. E këtë gjë e konfirmon edhe fakti se si kurrë ndonjëherë më parë, Sokol Balla, refuzoi të vinte fytyrën e tij, në këngën e përvitshme të Top Channel.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI