Flash

Frika nga ngjarjet kriminale, pezullohen lejet për të burgosurit

Lapsi.al 25 December 2017
Frika nga ngjarjet kriminale, pezullohen lejet për të burgosurit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve urdhëron pezullimin e lejeve shpërblyese për të burgosurit për festat e fundvitit. Lejet janë pezulluar duke nisur që nga dita e djeshme deri më 3 janar të vitit që po afrojmë2018. Urdhëri mban firmën e drejtorit Arben Çuko. Pezullimi është marrë për arsye sigurie. Veç pezullimit të lejeve, për herë të parë këtë vit nuk është miratuar amnisti nga Kuvendi. Ndoshta kjo për të frenuar ndonjë ngjarje të mundshme kriminale. Kujtojmë që Fadil Kasemi pasi kishte dalë nga burgu me amnisti, vrau ish bashkëshorten Fildes Hafizit.

©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI