Flash

Deputeti i PD: Askush nuk garanton që kryeprokurori i ri do të zgjidhet në prill

Lapsi.al 25 December 2017
Deputeti i PD: Askush nuk garanton që kryeprokurori i ri do të

Luçiano Boçi, deputet dhe kreu i departamentit për arsimin në PD, akuzoi fort mazhorancën qeverisëse për dhunim të Kushtetutës në rastin e zgjedhjes së kryeprokurores Marku. Boçi thotë se “Drejtësisë e parlamentit “ia vuri flakën” djegia e Kushtetutës nga Rama e Ruçi dhe jo ndezja e flakadanëve”. Sipas tij, flakadanët e marrja e foltores kishin mesazhin e tyre, sikurse çizmja-mesazh e kryetares së LSI-së, drejtuar Ramës. Sa i përket konsensusit për kryeprokurorin e ri zyrtari demokrat është i prerë: “Konsensusi politik nuk është tavolinë me peshk…”, Boçi gjithashtu shpreh shqetësimin se tashmë me emërimin e kryeprokurores së përkohshme, peshqit e mëdhenj, për të cilët ka folur Donald Lu, nuk do kapen as në janar e as në prill.

Mazhoranca nuk e zgjodhi, por e emëroi kryeprokuroren me 36 vota, jashtë çdo përcaktimi kushtetues dhe ligjor. Madje dhe jashtë termave e qëllimeve të reformës në drejtësi. Më saktë, Rama zgjodhi të jetë vetë ai kryeprokurori. E dyta, askush nuk garanton që “i riu” do zgjidhet në prill, nuk shkruhet gjëkundi që kryeprokurorja qëndron në detyrë deri në prill. Të jesh i përkohshëm dhe të jesh me mandat janë dy koncepte që nuk përputhen. Thelbi i një mandati të dhënë nga parlamenti ose nga zgjedhja është kohësia e definuar saktë dhe dhënia e tij në përputhje me Kushtetutën. Në këtë rast nuk u respektua as njëra e as tjetra. Termi krye-prokuror i përkohshëm ishte një as i dalë nga mënga e pokerxhinjve socialistë për të fituar lojën e kapjes së drejtësisë në tavolinë. Për sa i takon kryeprokurorit “të përhershëm”, që nuk mund të jetë i tillë, por e quajmë për analogji me “të përkohshëm”, apo të mandatuar, por mandat ka dhe i përkohshmi, të zgjedhur, por i zgjedhur është dhe i përkohshmi, PD i përmbahet asaj çfarë shkruan Kushtetuta dhe ligji. Çdo gjë është vullnet kushtetues dhe jo palësh. Konsensusi politik nuk është “tavolinë me peshk, për të zënë peshq”, por është detyrim kushtetues.” - u shpreh Boçi për GSH.al

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI