Xhafaj nuk e pati problem t’i publikojë rezultatet në Tëitter për të shprehur kënaqësinë e vlerësimit. Një nga operacionet më të rëndësishme që mori përsipër Fatmir Xhafaj, ishte “Forca e ligjit”, që u prezantua me pompozitet por që deri tani, rezulton të jetë një flluskë sapuni. Dështim tjetër i paharrueshëm i Ministrit të Brendshëm është arrestimi i ish shefave të policisë që bashkëpunonin me bandën e Habilajve, në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Nuk i dihet, ndonjë prej atyre shefave mund të ketë marrë pjesë edhe në operacionet për të cilat mburret sot ministri. Në videot më poshtë janë pamjet e dy operacioneve që janë vlerësuar me çmim nga SELECA.© Lapsi.al https://www.youtube.com/watch?v=KZHt6VQ0QAo https://www.youtube.com/watch?v=KSSijjuEEfI@PoliciaeShtetit është vlerësuar me dy çmime të para nga SELEC (Qendra e Zbatimit të Ligjit për Europën Juglindore), Rumani, për operacionet "Koordinimi" dhe "Alias", në mirënjohje për arritjet në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Suksese! @PuneteBrendshme pic.twitter.com/wd4Nr7aev4
— Fatmir Xhafaj (@FatmirXhafaj) December 24, 2017
Minala, sot në moshën 30-vjeçare, luan në një fshat: “Isha lojtari i ri më i mirë në Itali. Më ndalojnë në rrugë: Je vërtetë ti?”
Joseph Minala ka kohë që ka dalë nga rrugët e zakonshme të futbollit të madh; tashmë janë tre vite që luan në kampionatin më të lartë të Maltës.