Flash

Vret babain me çekiç, trupin e hedh në liqenin e Farkës

Lapsi.al 24 December 2017
Vret babain me çekiç, trupin e hedh në liqenin e Farkës

Vrasja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë. 28 vjeçari Selman Aliaj mendohet se e ka qëlluar të atin, Faikun me çekiç, më pas e ka ngarkuar në makinë dhe e ka hedhur në një përrua pranë Liqenit të Farkës. Policia ende nuk i ka të qarta shkaqet e ngjarjes, por dyshohet se 28 vjeçari është i paqëndrueshëm psikologjikisht.

Fillimisht, ai e ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e të atit. Aliaj i ka thënë policisë se kishte pasur konflikt me të atin e pas grindjes nuk dinte gjë për vendndodhjen e tij. Ka qenë një telefonatë e bërë nga djali tjetër i familjes që ka vënë në lëvizje policinë e Tiranës, ku ka lajmëruar lëvizjet e dyshimta të 28-vjeçarit. Ndërkohë që uniformat blu kanë shkuar në oborrin e banesës, ku ka gjetur shenja gjaku si dhe afër liqenit ka gjetur çekiçin, me të cilin dyshohet se Alija ka vrarë të atin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI