Flash

Pse Bamir Topi refuzoi t’ia jepte Janullatosit nënshtetësinë shqiptare

Lapsi.al 24 December 2017
Pse Bamir Topi refuzoi t’ia jepte Janullatosit

Gjashtë presidentë para Ilir Metës kishin refuzuar të firmosnin dekretin që i jepte Anastas Janullatosit nënshtetësinë shqiptare. Atë që nuk e bëri Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani, e bëri Ilir Meta me një vendim surprizë.

Në një letër dërguar kryepeshkopit Janullatos, Meta renditi disa arsye për këtë ndryshim të qëndrimit nga kreu i shtetit shqiptar:

1) kontributi në ringritjen e plotë kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,

2) vizitat në Vatikan dhe në vende të shumta të botës, që i kanë shërbyer jo vetëm njohjes ndërkombëtare të Kishës Ortodokse Autoqefale

3) ndihmën e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ndaj vëllezërve tanë nga Kosova, gjatë krizës së rëndë humanitare të vitit 1999

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, deklaroi dy ditë më parë në një intervistë për një televizion grek se pasardhësi i tij do të jetë shqiptar.

“E imagjinoni ne të kishim një gjë të tillë, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, - tha Janullatos.

Vështirë për t'u besuar se kjo deklaratë, papritur e mallëngjeu Ilir Metën dhe e bindi të ndryshojë qëndrimin prej 23 vitesh të shtetit shqiptar.

Aktet e Anastas Janullatos, që Meta i rendit në arsyetimin e tij, nuk ishin marrë parasysh nga presidentët e mëparshëm, të cilët kishin refuzuar dekretin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për kryepeshkopin.

Presidenti i vetëm që ka folur për këtë çështje ka qenë Bamir Topi. Në një intervistë, Topi e justifikonte refuzimin me diplomaci kur deklaronte se është "vetëm një gjë në proces, ku duhen marrë në konsideratë disa ndjeshmëri të brendshme". Bamir Topi është shprehur se "mua më takon të vlerësojmë ndjeshmërinë në mënyrë shumë të kulturuar".©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI