Flash

Fitimet nga KUMARI kapin rekordin, për vitin 2017

Lapsi.al 24 December 2017
Fitimet nga KUMARI kapin rekordin, për vitin 2017

Pronarët e kazinove janë njerëzit më fatlumë nga lojërat e fatit. 2017 ka qenë një vit i mbarë për kompanitë e tyre, si asnjëherë në të kaluarën. Për herë të parë, në listën e 10 bizneseve më fitimprurëse në Shqipëri këtë vit, renditet një kompani e lojërave të fatit. APEX e sheh veten në elitën e biznesit shqiptar, me fitime prej 1.3 miliardë lekësh, 22% më shumë se vitin e kaluar. Apex nuk është e vetmja me fitime kolosale. VLT Albania, Regency International Casino Tirana, Astra Albania dhe Adriatic Game kanë deklaruar qindra miliona lekë fitim të renditura si më poshtë:

Apex, fitimi 1.3 miliardë lekë

• VLT Albania, 450 milionë lekë fitime, me një normë kthimi prej 42%

• Regency International Casino Tirana dyfishoi fitimet në 445 milionë lekë, me një normë fitimi prej 31%”

• Astra Albania raportoi fitime prej 557 milionë lekësh, me një normë prej 27%.

• Adriatik Game, fitoi 353 milionë lekë me normë më të ulët, 17%

“Përpjekjet e qeverisë për t’i dhënë fund marrëzisë së lojërave të fatit në fund të vitit 2014, menjëherë pasi qeveria e re erdhi në pushtet, vetëm sa u kanë shtuar më shumë fatin kompanive, duke e shndërruar atë absolutisht në një ndër sektorët më fitimprurës në vend” shkruan Monitor, që ka nxjerrë listën e këtyre bizneseve.

Konferencat në kryeministri dhe replikat në parlament të Edi Ramës për këtë temë janë ende të freskëta në memorje. Me vendosmërinë e një misionari Rama bëri deklarata të tipit: “Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar” apo “ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes së vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin”.

Katër vite më pas, do të qe naivitet të mendohej se “Marrëzia e fundit” ishte një aksion i dështuar i Ramës. Shifrat e fitimit të kazinove janë dëshmi kokëfortë se 6 mijë policë që shkatërronin makinat e kumarit u përdorën për fasadë. Pas tyre fshihej qëllimi i vërtetë por i pathënë, që ishte goditja e kompanive për të kontrolluar tregun. Në këtë llogjikë, "Marrëzia e fundit" qe i suksesshëm dhe rezultoi një situatë "ëin ëin", si për kompanitë, ashtu edhe për qeveritarët që kanë dalë fitim, madje me fitime rekord.© Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI