Flash

Ambasada franceze: Florencit do t’i bëhet një autopsi, pas pak ditësh

Lapsi.al 24 December 2017
Ambasada franceze: Florencit do t’i bëhet një autopsi, pas pak

Pas protestës në Tiranë për të vërtetën e vdekjes së Florenc Beqirajt, ka reaguar ambasada franceze.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, shprehen ngushëllimet për familjen e Florencit dhe thuhet se ngjarja është nën hetim.

Ambasada sqaron se viktimës do t’i bëhet autopsia në ditët në vijim dhe do jetë pikërisht kjo ekspertizë që do saktësojë shkaqet që sollën vdekjen e të riut shqiptar, i cili dyshohet se u dhunua në kamp, e ra në gjendje kome.

Reagimi i plotë ambasadës së Francës në Tiranë

“Ambasada franceze në Tiranë shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për familjen dhe të afërmit e Florencit, një i ri shqiptar i cili vdiq në Qendrën Spitalore Nord në Marsejë. Ambasada dëshiron të njoftojë se do të kryhet një autopsi në ditët në vijim dhe se hetimet rreth rrethanave të kësaj tragjedie do të vazhdojnë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI