Flash

Vrau qenin pitbull dhe plagosi një person, arrestohet 31-vjeçari nga Tirana

Lapsi.al 23 December 2017
Vrau qenin pitbull dhe plagosi një person, arrestohet 31-vjeçari nga

Një 31 vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar dje nga policia. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Denis Lala, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr 2744 të datës 03.11.2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë" ; "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"; "Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera" parashikuar nga nenet 76 e 22, 278/4 dhe 154 të Kodit Penal.

Veprimet e mëtejshme procedurale lidhur me këtë rast, do të kryhen nga Sektori i Krimeve të Rënda pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Kush është Denis Lala

31 vjeçari Lala ka qenë personi që ka plagosur aksidentalisht në këmbë një 16 vjeçar rreth një viti më parë, ndërsa ka vrarë me pistoletë një qen të racës pitbull.

Policia njoftoi aso kohe se qeni pitbull i shtetasit R. Ç. i kishte kafshuar një të afërm pak ditë më parë se të ndodhte ngjarja. Për këtë arsye, Lala mori pistoletën dhe e gjeti qenin sërish të lirë në rrugicë dhe e qëlloi disa herë me pistoletë duke plagosur aksidentalisht edhe një adoleshent.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI