Flash

Plani i PS për disiplinimin e opozitës, në janar me kod sjelljeje

Lapsi.al 23 December 2017
Plani i PS për disiplinimin e opozitës, në janar me kod sjelljeje

Përpos përjashtimit me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, Partia Socialiste ka një plan tjetër për të ndaluar përsëritjen e akteve të dhunshme në seancat plenare, duke disiplinuar dhe ndëshkuar deputetët që përfshihen në akte të tilla.

Plani është paralajmëruar nga kryetari i grupit parlamentar socialist dhe do të vihet në zbatim në muajin janar. Bëhet fjalë për miratimin, edhe në mënyrë të njëanshëm, pra vetëm me votat e shumicës parlamentare, të Kodit të Sjelljes së Deputetëve, në fillim të janarit. Taulant Balla ka deklaruar se, në mungesë të konsensusit me PD-LSI, PS do të miratojë në mënyrë të njëanshëm Kodin Sjelljes, si një tjetër masë për parandalimin e sulmeve në Kuvend.

Kodi i Sjelljes parashikon 8 rregulla sjellje, të cilat duhet të respektohen nga anëtarët e Parlamentit, në të kundërt, për çdo shkelje, do të merren masa disiplinore. Konkretisht, Kodi i ri i Sjelljes, i kërkuar nga ndërkombëtarët, parashikon që deputeti nuk duhet që të ndërmarrë veprime apo sulme personale ndaj ndonjë deputeti tjetër si dhe nuk duhet që të bëjë thirrje për përdorimin e dhunës në Kuvend.

Gjithashtu, deputeti nuk duhet që të pengojë ose të cenojë rregullin e zhvillimit të punimeve të Kuvendit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI