Flash

Opozita në aksion edhe për ditët e fundit të vitit, Basha nis takime në rrethe me qytetarët

Lapsi.al 23 December 2017
Opozita në aksion edhe për ditët e fundit të vitit, Basha

Zgjedhje e kryeprokurorit të përkohshëm nga mazhoranca ka nisur edhe aksionin opozitar. Ditët e fundvitit nuk do të jenë pushim për Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Fillimi i javës së ardhshme do të shënojë nisjen e një turi takimesh të Lulzim Bashës në disa bashki të vendit. Ky tur takimesh është konceptuar si bashkëbisedim me qytetarët për krizën ekonomike, politike dhe kushtetuese ku ndodhet Shqipëria.

Po ashtu në këto takime me qytetaret do të bëhet edhe në funksion të protestave të paralajmëruara nga opozita. Lulzim Basha konfirmoi dy ditë më parë se po shqyrtohen tre opsione të marrëdhënies së opozitës me parlamentin, me avatazhet dhe disavantazhet e tyre. Opsioni i parë është për një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Opsioni i dytë është për bojkot pa afat Opsioni i tretë është ai i invalidimit të mandateve.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI