Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Mos e kryqëzoni Ramën në Jeruzalem

Lapsi.al 23 December 2017
Mos e kryqëzoni Ramën në Jeruzalem

Gabimi më i madh i të gjithë kundërshtarëve të Edi Ramës është se pretendojnë se ai çdo gjë e ka bërë gabim. Kjo ka ndodhur edhe këtë herë. Një histeri e paimagjinueshme ka shpërthyer që prej të enjtes, kur Shqipëria votoi në OKB rezolutën anti amerikane për të mos njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e shtetit hebre. Menjëherë Sali Berisha e quajti këtë një akt tradhëtie kombëtare dhe një rikthim në politikat hoxhiste. Presidenti Ilir Meta shkoi edhe më larg, duke hedhur një tis qesharak mbi shtetin dhe i shkroi, Donald Trumpit se vendimi i qeverisë nuk përfaqëson vullnetin e të gjithë shqipëtarëve.

Përpos ekseseve të opozitarëve, nëpër koridoret mediatiko – politike, gëluan gjithfarë teorish konspirative për dominimin sorosian të vendimeve sovrane të Shqipërisë, për pengmarrjen nga Erdogani, që i kishte bërë thirrjeve vendeve të OKB-së të mos shiten “për një grusht parash tek Amerika”, për një konstante anti amerikane të neobllokmenit Edi Rama, që kur ai është bërë kryeministër.

Gati me ekzaltim zëra opozitarë e shikuan këtë akt si një mosmirnjohje spektakolare ndaj hiperfuqisë që na kishte çliruar Kosovën dhe që kishte qenë sponsorja kryesore e pranimit të vendit në NATO. Dhe sikur të mos mjaftonin këto akuza për tradhëti, ato shoqëroheshin me deklaratat e forta që u bënë në Uashington. Me një arrogancë përej miliarderi delirant Donald Trump fshikulloi ato shtete që mernin paratë e Amerikës dhe votonin kundër saj, ndërsa ambasadorja e tij në OKB, Nikki Haley, tha se ShBA i kishte mbajtur shënim shtetet disidente duke shtuar se vendi i saj nuk do t'a harronte kurrë këtë tentativë për turpërim.

Pas këtyre citimeve të përmenduara dhe të ripërmendura disa herë fshihej gati gati ngazëllimi se tani, hakmarrja e hiperfuqisë së vetme të botës do të binte edhe mbi kryeministrin e një vendi liliput prej 3 milion banorësh.

Dhe mes gjithë kësaj zhurme dhe rokopuje që më tepër ka ngjyrat e një beteje lokale kundër Edi Ramës, sesa një përpjekje për të kuptuar të vërtetën harrohen të bëhen disa pyetje të thjeshta:

Pse qenkërka anti kombëtare të votosh njësoj si Anxhela Merkel, Emanuel Macron apo Teresa May?

Pse qenkërka blasfemi të bësh të njëjtën zgjedhje që bëjnë prej 19 vitesh presidentë si Klionton, Bush dhe Obama për të mos njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit ?

Pse 9 nga 11 ambasadorët që ShBA ka pasur në këtë shtet e kanë dënuar “Jerusalem Embassy Act” të Trump? Mos vallë edhe ata qenkan tradhëtarë të Amerikës më shumë se kryeministi ynë?

Pse qenkërka mëkat të renditesh mes plot 128 vendeve të OKB-së (nga 193 që janë gjithsej)?

Pse qenkërka herezi t’i përmbahesh qëndrimeve tradicionale në Kombet e Bashkuara (madje për vite me radhë edhe nga Amerika) për të mos e njohur qytetin trefish të shenjtë, si kryeqendrën e asnjërës prej palëve në konflikt?

Në të gjithë këtë debat duhet përmendur thënia e një ambasadori, vendi aleat të Amerikës, që deklaroi në OKB, se në këtë organizatë votohet për parime dhe jo për pazare dhe se do të qe jo serioze për sejcilin shtet që ka votuar “A” për vite me radhë, të votonte “B” vetëm se papritmas ShBA ndryshoi qëndrim.

Në këtë rast, po të kishte proceduar kështu, Shqipëria do të renditej si një vend qesharak, përkrah ishujve Marshall, Palaos, Naurusë dhe Togos. Në këtë rast ne do të kishim mundësinë të qeshnim dhe të talleshim me Edi Ramën si një politikan servil që thyen të gjitha traditat e qëndrimeve të mëparshme. Ne do të gajaseshim me të njësoj siç bëmë me rendjen e tij për t’a kapur kamerat me Trumpin në samitin e fundit të NATO-s në Bruksel. Ne do të kishim të gjithë të drejtën e botës t’a ironizonim si një kryeministër të korruptuar, të kapur nga krimi dhe droga, i cili zvarritej deri në bythëlëpirje poshtë shtetit më të fuqishëm në botë, për të zgjidhur hallet e veta.

Për fatin tonë të mirë Edi Rama nuk veproi kështu.

Natyrisht, askush nuk mund të vërë bast se ai e bëri këtë për qëllime idealiste, parimore, apo për një sens të theksuar ndaj të drejtës. Edi Rama që ne njohim nuk është i tillë dhe ai nuk mund të sublimohet vetëm për një rast të veçantë.

Por, e vërteta është se cilat do nga teoritë konspirative që gëlojnë të jenë të besueshme, cilat do të kenë qenë shtysat, qoftë Sorosi, qoftë Erdogani apo qoftë Brukseli, ato përkojnë, në këtë rast, me një votim që i bën nder këtij vendi. Midis imazhit të një shteti lake dhe renditjes përkrah përfaqësuesve të popullsisë më të madhe të globit, Shqipëria u reshtua denjësisht në grupimin e dytë.

Ndoshta dhe për këtë, ky vendim, do të mbahet mend si një nga anët pozitive të qeverisjes më shumë sesa problematike të Edi Ramës.

Prandaj, nxitimi për ta shitur këtë histori me ekzaltimin e një sheri banal të Ramës me Trumpin është jo vetëm i gënjeshtërt por edhe dritëshkurtër.

Ai është krejt i ngjashëm me histerinë fallco që u krijua që prej fitores të këtij ndërtuesi miliarder në zgjdhejet e ShBA. Që prej asaj kohe opozita në disa raste ka përkundur idenë se përmbysja e establishmentit sorosian përtej Atlantikut do të shoqërohej me një ndryshim radikal edhe në Tiranë. Me këtë tezë ajo dështoi në qershorin e shkuar. Por me sa duket pësimi nuk i është bërë mësim. Ajo edhe njëherë po tregon se është e gatshme të braktisë parimin, për të kapur okazionin rastësor. Ajo po dëshmon se e ka të vështirë ta mundë Ramën në fushën reale të betejës dhe prandaj këkon kauza të shpikura.

Sepse Edi Rama nuk mund të akuzohet për tradhëti ndaj Amerikës. As për shitje të interesave të shqiptarëve me vendin e madh. Ky është një nga rastet e pakta që ai është rreshtuar në anën e drejtë të historisë. Përkrah me qëndrimet e djeshme të Klintonit, Bushit e Obamës. Përkrah me qëndrimet e sotme të Francës, Gjermanisë dhe Anglisë.

Prandaj ai nuk mund të kryqëzohet në Jeruzalem. Sepse historia shpesh n’a ka mësuar se sulme të tilla vetëm të ringjallin politikisht.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Donald Lu nuk mund të bëjë vezën e Artë

Pas një takimi të shpejtë me kryeprokuroren e përgjithshme tranzitore, një pjesë e madhe e mediave i kanë kujtuar ambasadorit amerikan Donald Lu, faktin se ai i...

16:19

Rruga qorre që po ndjek Kosova

1. Për ta larguar mjegullën dyvjeçare që është krijuar me temën e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, iu ktheva një burimi të cilit i besoj, analizës së ...

09:46

Albini në burgun e idolatrisë

Ndërsa Albin Kurti ka kapërcyer për të kush e di të satën herë derën e rëndë të një burgosjeje politike, të gjitha mediat shqipëfolëse në Kosovë po ziejnë për p...

20:49

Farsa qesharake e çiftit Lu- Vlahutin

Sa herë që vihet në provë thënia se historia kur përsëritet, më shumë i ngjan një farse sesa një tragjedie, po aq herë ajo rezulton e vërtetë. Këtë na kujtoi ed...

16:43

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI