Flash

Lefter Koka fshikullon 4 këshilltarët e LSI-së që miratuan buxhetin e Vangjush Dakos në Durrës

Lapsi.al 23 December 2017
Lefter Koka fshikullon 4 këshilltarët e LSI-së që miratuan

Ish-ministri i Mjedisit dhe njëhkohësisht deputeti i Durrësit, Lefter Koka, ka reaguar pas votimit të buxhetit të vitit 2018 të Bashkisë Durrës, me votat e katër këshilltarëve të LSI-së, pasi PS nuk e kishte shumicën. Koka i përmend nominalisht emrat e këshilltarëve dhe thotë se me këtë votim ata i kanë bërë një shërbim të keq qytetit.

Këtë detyrë morale ndaj qytetarëve sot nuk e përmbushën 4 nga anëtarët e LSI në Këshillin Bashkiak: Adriana Hatellari, Iris Gruda, Sanije Doda, Skënder Korriku. Ju miqtë e mi i keni bërë sot një shërbim shumë të keq Durrësit dhe bashkëqytetarëve tuaj. Nuk ishte ky misioni ynë!’, thotë ndër të tjera Koka.

Katër këshilltarët e mësipërm të LSI-së thyen vendimin e grupit, që para mbledhjes kishte njoftuar kryetarin e Këshillit Bashkiak së nuk do të merrnin pjesë në seancën për miratimin e buxhetit të vitit 2018. Këtë buxhet, grupi i LSI-së e konsideron si ‘buxhet fasadë’.

Në letër grupi i këshilltarëve të LSI-së rendiste disa arsye përse s’do të merrte pjesë në mbledhje, por katër nga radhët e tyre nuk i rezistuan tundimit apo joshjes nga oferta që mund t’i këtë bërë Vangjush Dako. Kujtojmë që dy ditë më parë me vota të trafikuara nga LSI kaloi edhe buxheti i Bashkisë Tiranë.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI