Flash

I vdiq i biri në Francë, flet i ati: Hetimit do i shkoj deri në fund

Lapsi.al 23 December 2017
I vdiq i biri në Francë, flet i ati: Hetimit do i shkoj deri në

Gëzim Beqiraj, babai i 23 vjeçarit, Florenc Beqiraj, i cili humbi jetën orët e vona të mbrëmjes së të premtes, pasi mjekët francezë i fikën aparaturat që e mbanin në jetë, zotohen se do t'i shkojë deri në fund hetimit.

Ai rikonfirmoi edhe njëherë se mjekët franceze i kanë fikur aparaturat pa lejen e tij dhe familjarëve të rij.

Gëzimi shtoi se po e ndihmon një avokat në këtë beteje, ndërsa evidentoi se janë disa të rinj emigrantë shqiptarë që po e ndihmojnë në Francë në këto ditë të vështira.

“Kam marrë avokat dhe do t'i shkoj deri në fund kësaj çështje, mjekët i kanë fikur aparaturat pa lejen time. Në këto ditë të vështira janë disa djem shqiptarë në Francë që po më ndihmojnë në çdo drejtim”, u shpreh Beqiraj për Report TV.

23-vjeçari shqiptar ra në gjendje koma, pas dhunës së ushtruar ndaj tij në burg në Marsejë të Francës. Ai kishte rënë në burg, pasi ishte kapur nga autoritetet pa dokumente, ndërsa prej vitesh ishte në Francë, ku po përpiqej të përfitonte azil.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI