Flash

Berisha: Ku mashtron Rama me votën kundër SHBA-ve dhe pse hesht Donald Lu

Lapsi.al 23 December 2017
Berisha: Ku mashtron Rama me votën kundër SHBA-ve dhe pse hesht Donald

Për ish-kryeministrin Sali Berisha vota e Shqipërisë në Asamblenë e Përgijithshme të OKB-së ishte një tradhti kombëtare dhe kundër interesave të popullit shqiptar. Në një koment të gjatë në rrjetet sociale të titulluar: “Diplomacia e te dyfytyrësisë është diplomaci e pafytyrësisë”, Berisha u përgjigjet disa prej shpjegimeve të dhëna nga qeveria dhe ministria e jashtme për këtë çështje.

Së pari, shpjegimin se “vota kundër SHBA ishte e diktuar nga kërkesa të Bashkimit Europian”, Berisha e konsideron një gënjeshtër. Sipas tij, Bashkimi Europian nuk ka bërë një kërkesë të tillë dhe nuk kishte asnjë vendim për votim unanim. Ish-kryeministri parmen vende si Çekia, Hungaria, Letonia, Rumania, Kroacia, Polonia, anëtare të Bashkimit Europian që iu përgjigjën kërkesës së qeverisë së SHBA që të abstenonin. Nojë qëndrim të tillë abstenues e mbajti edhe Bosnje Hercegovina.

Së dyti, Bersha shpjegon edhe votën e dhënë në vitin 2012 në rezolutën për Palestinën. Ai thotë se në atë kohë Shqipëria nuk votoi “pro” rezolutës për dhënien e statusit të vëzhguesit të vendit “jo anëtar” Palestinës në OKB. Shqipëria nuk mbështeti një rezolutë që e kundershtonin SHBA dhe Izraeli, por abstenoi dhe për këtë u falënderua nga qeveria e SHBA.

Berisha gjen rastin të shigjetojë edhe ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu, që sipas tij bëri sikur nuk e pa votën në OKB për të vijuar shërbimin ndaj Ramës.

“Në këtë dyfytyrësi Rama dhe Bushati u inkurajuan edhe nga deklarata e ambasadorit Lu në Tiranë, i cili, për arsye që i di ai vetë, apo për të mos munguar në shërbim të Ramës bënte sikur nuk ishte votuar ne OKB, ose të paktën nuk u thoshte shqiptarëve se qeveria e tyre votoi kundër SHBA. Edhe kjo ishte një gënjeshtër bajate. Në të vërtetë diplomacia e SHBA-ve dhe vetë Presidenti Trump i bënë të qartë çdo vendi, përfshirë Shqipërinë, se ata votën pro për këtë rezolutë e konsideronin votë kundër tyre" - shkruan Berisha. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI