Flash

Vota e Shqipërisë në OKB, Thaçi: Kosova do ishte rreshtuar krah SHBA-së

Lapsi.al 22 December 2017
Vota e Shqipërisë në OKB, Thaçi: Kosova do ishte rreshtuar

Plot 129 shtete në Organizatën e Kombeve të Bashkuara sot kanë shprehur qëndrim të kundërt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Jerusalemin, përfshirë edhe Shqipërinë. Pozicionimi i Tiranës zyrtare kundër Uashingtonit ka bërë bujë të madhe në Kosovë. Shumica e kombeve të botës sot i ka dhënë një goditje të fortë Shteteve të Bashkuara, duke kundërshtuar vendimin e Amerikës për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, dhe duke i shpërfillur kërcënimet e presidentit Donald Trump për hakmarrje me ndërprerjen e ndihmave për shtetet që votojnë kundër saj.

Aleatët kryesorë, si Britania, Franca, Gjermania dhe Japonia, të gjithë votuan pro rezolutës, ndonëse disa aleatë, si Australia dhe Kanadaja, abstenuan. Rezolutën që dënon njohjen e Jerusalemit kryeqytet e mbështeti edhe Shqipëria. Qëndrimi antiamerikan i qeverisë së Edi Ramës ka tronditur Kosovën, shtetin më proamerikan në botë.

Pas vendimit të Tiranës ka reaguar edhe vetë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se Kosova do të ishte rreshtuar krah Amerikës, në çdo rrethanë.

“Edhe sikur të ishte vetëm vota e Amerikës kundër kësaj rezolute, e dyta do të ishte e Kosovës, pa marrë parasysh si kanë votuar të tjerët për këtë çështje”, ka thënë i pari i vendit në një prononcim për Gazetën Express. Edhe aktivisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka dënuar pozicionimin e Tiranës kundër Uashingtonit në OKB.

“Votimi i Shqipërisë për Rezolutën e OKB-së kundër njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, sot, është votim kundër aleatit kryesor të shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe një gabim diplomatik që do të rezultojë me pasoja. Shqipëria është dashur të abstenojë”, është shorehur Lushi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Gazeta Metro

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI