Flash

VIDEO/ 6 gola në Arsenal – Liverpool në një ndeshje "të çmendur”

Lapsi.al 22 December 2017
VIDEO/ 6 gola në Arsenal – Liverpool në një ndeshje

Arsenal – Liverpool ishte me të vërtetë një ndeshje e çmendur ku u shënuan 6 gola dhe takimi përfundoi në barazim. Është e vështirë të tregosh me pak fjalë atë që ndodhi në këtë ndeshje, por ajo i pati të gjitha, përveç një fituesi.

Të parët kaluan në epërsi miqtë me Philippe Coutinho (26) ndërsa Mohamed Salah (52) dyfishoi për “të kuqtë”. Por, reagimi i Arsenalit ishte i menjëhershëm, madje i frikshëm pasi brenda 5 minutave shënuan 3 gola për të përmbysur rezultatin në 3-2.

Shënuesit ishin Alexis Sanchez (53), Granit Xhaka (56) dhe Mesut Ozil (58) shënuan për topçinjtë. Arsenali nuk arriti të ruajë këtë rezultat pasi Roberto Firmino barazoi rezultatin në 3-3 në minutën e 71-të. Pas këtij barazimi, Liverpool shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e katërt ndërsa Arsenali gjendet një vend më poshtë me 34 pikë. /lapsi.al/

Të këshilluara

“Plas” te Juventus, Dybala drejt PSG-së

Duket se e ardhmja e Paulo Dybala është larg Juventusit. Vëllai i tij 13 vjet më i madh që luan rolin e agjentit është fotografuar në Paris në një takim me drej...

11:15

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI