Flash

Spartak Ngjela shpjegon votën e Ramës kundër Donald Trump në OKB

Lapsi.al 22 December 2017
Spartak Ngjela shpjegon votën e Ramës kundër Donald Trump në

Pakkush po e kupton pse vota e Shqipërisë në OKB ishte kundër Trump. Në të gjitha rastet ngrihen pikëpyetje mbi qëndrimin e Shqipërisë, që në këtë votim mund të abstenonte, siç bënë shumë vende të tjera proamerikane. Një shpjegim për vendimin e Edi Ramës e ka Spartak Ngjela. Avokati e lidh me situatën në vendin tonë ku reforma në drejtësi është drejt fundit dhe nisja e punës për Prokurorinë Speciale është çështje javësh, ose muajsh. Ngjela thotë se shpresa e Edi Ramës është që Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga ndihma që po i japin Shqipërisë për luftën kundër korrupsionit! Lexoni më poshtë një pjesë nga shpjegimi i Spartak Ngjelës:

“O injorant, që nuk kupton dot asgjë!

Amerika ka interesa jetike në Shqipëri, dhe as që pyet fare për ty, se ka 97 përqind të shqiptarëve me vete.

Gjithsesi, ul kokën, o i mjerë, dhe prite fatin tënd me qetësi se të vjen ashtu siç vetë e ke kërkuar.

Nuk mund të ketë asnjë justifikim tjetër vota kundër Amerikës në OKB, veç kërkesës për shpëtim të Ramës dhe grupit të tij, sa injorant aq dhe i korruptuar.

Por kot e ka. Asnjë tërheqje nuk do të ketë politika amerikane në Tiranë kundër korrupsionit malinj që sundon mbi djersën, varfërinë dhe ndershmërinë e popullit shqiptar.

Fakti historik i palëkundur është ky: interesi amerikan për Ballkanin Perëndimor arrihet vetëm me një Shqipëri të fortë dhe një botë shqiptare këtu, në aleancë me Amerikën.

Amerika kërkon një Shqipëri dhe Kosovë të fortë në këtë zonë: dhe do ta bëjë” shkruan Ngjela, që si përherë është i drejtpërdrejtë në atë që mendon.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI